Shkrim nga prof. Faton Bislimi
Në rrjedhën e zhvillimeve njëshekullore, në Evropën demokratike të sotme bëhet e domosdoshme për një popull që të lirohet nga skllavëria, nga rripat që mbajnë lidhur popujt e tjerë jodemokratikë, në këtë rast sllavët serbë. Është e natyrshme që populli shqiptar i Kosovës të festoj në mënyrë shumë solemne, por duke respektuar çdo kusht nga BE-ja, NATO e deri te tribunali i Hagës dhe propozimi gjithëpërfshirës i Ahtisarit që përfshin me këtë përshtatjen e prioriteteve të legjislacionit të paraparë në aneksin XII.
Historianëve
dhe politikanëve le të ju shkoj mendja te kolonitë amerikane 1776 dhe kolonitë
evropiane më ‘’2008’’: krahasimet dhe dallimet e theksuara. Në ditën e madhe
rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës (para një viti), i gjithë populli
është ngritur në këmbë për të shikuar me vëmendje se çfarë dokumenti i jashtëzakonshëm
është deklarata e shpalljes së pavarësisë.
Garat që u bënë
në ditën e pavarësisë, midis presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi për përvetësimin
e meritave ishin të kota, ua atribuan gjithë qytetarëve për përpjekjet
shekullore të tyre, dhe ne jemi vetëm ata që e kurorëzuan mundin e sakrificën shumëvjeçare
të popullit të Kosovës për liri e pavarësi, Edhe pse i pari shkroi Sejdiu ‘’Kosova
nuk ka një Ismail Qemajl’’, prap se prap është e turpshme që vetes t’i zgjatësh
mandatin për kryetar shteti, por është e trishtueshme dhe e tmerrshme ti ndërrosh
emrin shkollës që ka emrin e njeriut të sakrificës të dëshmorit të Kombit,
njeriut që nuk e ndali pushkën për një çerek shekulli siç ishte Azem Galica e
ti vësh emrin e gjyshit që rezulton si keqpërdorim i pozitës.
Edhe rrëfimi i Thaçit
që i ka thënë djalit të tij për rëndësinë e pavarësisë dhe të njëjtin rrëfim
t’ua përcjellin edhe fëmijëve dhe nipërve të tyre, këtë e dinë edhe gurët e
lumit e të malit, lisat dhe lulet e fushave të gjallët dhe të vdekurit, por nuk
e dinë prapavijën e dokumentit të jashtëzakonshëm.
Është aq i
kufizuar me kushte, obligime dhe rezerva të cilat japin detyrime të mëdha për
Kosovën, që burokracia e mbetur të sundoj akoma. Kur i shikojmë të gjitha këto,
atëherë jemi të varur e të stërnvarur.
Edhe në
paragrafin e fundit:’’ Ne këtu konfirmojmë, në mënyrë të qartë, të veçantë dhe
të pandryshueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e gatshme që t’u bindet
dispozitave të cekura në këtë deklaratë.
Por megjithë këtë faleminderit Evropë që lëvize nga ajo e
të qenurit ‘’perandori e izolimit’’ drejt frymës së zgjerimit të familjes evropiane, pra Evropa e
shek. 21 po vazhdon të dekolonizohet: nga protektorati deri në të qenit anëtare
Be-së, pa arritur një pavarësi të plotë dhe sovrane në ndërkohë. E ne shqiptarët
të paktit në letër e kemi pranuar këtë çmim.
Këtu do të jenë
me mijëra zyrtar evropian të pranishëm, për të na mbushur mend një herë e përgjithmonë
për ndaljen e korrupsionit i shoqëruar me qindra të këqija dhe për të na
detyruar të kthehemi ne rrugën e përparimit, mirëqenies qytetare, respektimit
dhe zbatimit të ligjit.
Për tmerret e
viteve diktatoriale millosheviqiane kjo zgjidhje për Kosovën nuk është edhe aq
e mirë dhe e favorshme, mirëpo ky problem qëndron më pak te manastiret e bukura
ne Deçan, Graçanicë dhe në toka të begatshme, të cilat si kurrë më parë, do të
jenë ishuj të bukur në një det të huaj.
Krahasuar me
serbët e anamoravës, Shtërpcës dhe kudo që gjenden serbë në Kosovë, por jo edhe
në Mitrovicën e veriut, megjithë mbylljen e përkohshme nga NATO-ja mes tyre dhe
Serbisë, pas djegies së dy pikave kufitare nga turmat serbe, realiteti i
integrimit të tyre të përditshëm shoqëror, ekonomik dhe kulturor vazhdon dhe nuk ndalet.De fakto Kosova
pothuajse është ndarë.Mendoj se do të mbetet e tillë deri atëherë kur Kosova
dhe Serbia do të jenë në fund që të dyja anëtare të BE-së, por për disa dekada
do të arrijë në një pozitë të krahasueshme me atë të Belgjikës.
Është e tmerrshme
kur humbet dora e gangrenizuar mirëpo ky është parakushti i dhimbshëm për shërim
dhe vazhdim të jetës, shumica e serbëve e dinë se kjo është zgjidhja më e mirë,
për t’i detyruar ata të kthehen në rrugën nga kanë ardhur, në pashallëkun dhe
paragjykimet primitive të Beogradit, kuptohet ata që i kanë duart e përlyera me
gjakun shqiptar.
Kosova
detyrimisht do të evropianizohet, që nënkupton nevojën e ndryshimeve të mëdha,
jo vetëm në planin formal-juridik, por edhe në atë të mendësisë.
Shteti kosovar,
si fryt i flijimeve të mëdha të vetë qytetarëve dhe i përkrahjes së faktorit ndërkombëtar
duhet të strukturohet dhe të funksionoj në përputhje me standardet evropiane, që
nënkupton funksionimin dhe zbatimin e padiskutueshëm të ligjit.
Pavarësia e
Kosovës do të ketë kuptim vetëm nëse qytetarët e saj do të jetojnë me mirë se më
parë.
Këtë mrekulli që
burimin e ka nga sakrifica e popullit gjatë tërë shekullit, Evropa do ta mbikëqyr
me rigorozitet.
Shkrim nga prof. Faton Bislimi
Shkrim nga prof. Faton Bislimi, Deklarata 17 shkurti,shkrime nga Faton Bislimi
loading...
Lexo edhe: