Adenomat e hipofizës kryesisht shfaqen në mes të moshës 30 – 40 vjeçare.
Ato ndahen varësisht nga aktiviteti hormonal dhe ngjyrosja histologjike: Adenomë eozinofile: prodhimi i hormonit të rritjës (GH) Adenomë bazogile: hormoni adenokortikotrop (ACTH) Adenomë kromofobe: prolaktin ose nuk ka produksion hormonal Sindromet kompresive shfaqen tek tumorët e mëdhenj.
Hipopituitarizmi (Addison) paraqitet përmes kompresionit të adenohipofizës, hemianopsi bitemporale nga kompresioni i kiazmës optike, sindroma sinus cavernosus dhe kriza të hipertensionit intrakranial nga rritja parasellare. Tumorët e vegjël vijnë në shprehje përmes simptomeve endokrine. Adenoma eozinofile shfaqet me akromegali tek të rriturit dhe me gjigantizm tek fëmijët. Prolaktinoma paraqitet me galaktore, infertilitet dhe amenore tek femrat, humbje e potencës dhe libidos tek meshkujtë. Adenoma bazofile karakterizohet me sindrome centrale të Cushing-ut. Në CT dhe RM vërehet si tumor hipodens që absorbon kontrast. Operacioni transnazal duhet bërë me substitucion të hormoneve. Tek prolaktinoma intrasellare vlen të provohet njëherë terapi me dopaminagonist si Bromocriptinë.
loading...
Lexo edhe: