Skip to main content

Hitleri u arratis në Argjentinë, vdiq në Brazil

              

 

Zyrtarisht Hitleri dhe bashkëshortja e tij Eva Braun u vetvranë më 30 prill të 1945, teksa trupat e Ushtrisë së Kuqe kishin marrë pjesën më të madhe të Berlinit.

Po në versionin zyrtar, mësohet se trupi i dikatorit nazist më famëkeq në botë, së bashku me atë të bashkëshortes së tij u vendosën në kraterin e një predhë në oborrin e godinës së kancelarisë gjermane, ku u spërkatën me benzinë dhe iu vendos flaka.

Ky version nuk është bindës dhe për Hitlerin ekzistojnë mjaft teori ‘të mbijetesës së tij’. Njëra thotë që jetoi nën identitet tjetër në Berlin, deri në vitet 1970, një tjetër se u strehua në fshatrat malore të Zvicrës, deri në vdekje, ndërsa ‘më e besueshmja’ mbetet teori e Argjentinës.

Sipas kësaj teorie, në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, para se Berlini të binte në duart e sovjetikëve dhe trupave aleate, Hitleri së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë morën një nëndetëse dhe udhëtuan drejt Argjentinës dhe më 29 prill të 1945, pas dy javë e gjysmë udhëtim, zbarkoi në brigjet
amerikano-jugore.

Si për ta bërë akoma më të besueshme këtë së fundmi mbërrin edhe publikimi i disa dokumenteve sekrete nga ana e FBI-së, ku citohet një dëshmitar. Dosja i përket Edgar Hoover, në atë kohë kreu i FBI-së, i cili i merrte mjaft seriozisht raportimet për mbijetesën e Hitlerit.

Dëshmitari, një banor i Andeve Jugore në Argjentinë, thotë se si kishte ndihmuar një grup prej 50 gjermanësh të zbarkonin nga një nëndetëse. Ai thotë se ‘kryenazisti (referuar Hitlerit) kishte hequr mustaqet dhe vuante nga astma dhe ulçra’.

Me shpresën se do të siguronte azil në Shtetet e Bashkuara, banori argjentinas informoi autoritetet amerikane mbi vendndodhjen e grupit të gjermanëve. Ai përshkruan rrugën që ndoqën pasi zbarkuan nga nëndetësja. “Morën kuaj dhe nisën udhëtimin drejt fshatrave gjermanisht-folëse në jug të Andeve, për t’u strehuar në popullsinë vendase”, thotë dëshmitari, cituar në dokumentet e FBI-së.

Sipas informatorit, Hitleri ruhej vazhdimisht nga një grup prej më shumë se 50 persona të armatosur rëndë dhe lëvizte shpesh, nga njëra zonë në tjetrën dhe paralajmëron se cdo operacion për arrestimin e tij do të ishte “me viktima”.

Publikimi i këtyre dokumenteve mbërrin një javë pas publikimit të një fotoje nga një fotoje nga një hulumtues i nazizmit, i cili pretendon se Hitleri pas Argjentinës është zhvendosur në Paraguaj dhe më pas në Brazil, ku edhe ka vdekur në moshën 94-vjeçare.



 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more