Skip to main content

Në QKUK kryhet intervenimi i parë plastik me metoda mikrokirurgjike

               

Në repartin e kirurgjisë plastike në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK është bërë për herë të parë intervenimi kirurgjik me metodë mikrokirurgjike, formë kjo më e avancuar në Kirurgjinë Plastike dhe Rekonstruktive.

Pacienti që ka përfituar nga ky operacion është O. O. (74 vjeçar) nga Ferizaj, ai tani ka gjendje të mirë shëndetësore dhe po vazhdon trajtimin e mëtejmë në repartin e kirurgjisë plastike me gjendje stabile shëndetësore. Operacioni është kryer me sukses të plotë.

Intervenimi kirurgjik është bërë nga mjekët e Kirurgjisë Plastike të QKUK-së në bashkëpunim me ekipin e kirurgëve plastik nga Qendra Universitare Lishoping – Suedi.

Dr. Hysni Arifi, shef i repartit të Kirurgjisë Plastike falënderoi ekipin e mjekëve nga Qendra Klinike Universitare Lishoping të Suedisë. “ Falë bashkëpunimit 14 vjeçar me mjekët nga QU e Lishoping nga Suedia janë realizuar mbi 300 operacione dhe të gjitha ato operacione kanë dalë të suksesshme”.

Ndërkohë, dr. Erik Tarpilla nga QU- Lishoping –Suedi, falënderoi për mikpritjen dhe tregoi për bashkëpunimin me stafin e QKUK-së. Ai tha se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Mjekët nga Klinika e Lishopingut të Suedisë varësisht nga natyra e sëmundjes në të cilat kanë nevojë pacientët për interevenime kirurgjike do të sjellin ekspertë të lëmive të caktuara nga Kirurgjia Plastike dhe po ashtu kanë mundësuar dhe po mundësojnë trajnimin e stafit shëndetësor nga QKUK.



 


loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more