Proceset centripetale të ganglioneve pseudounipolare spinale, që paraqesin
neuronin e parë senzorik dhe që i shërbejnë sensibilitetit epikritik bartin
informacione nga dy exteroreceptorë, sensi taktil – stereognosis dhe vibrimit –
pallestezia dhe proprioceptorëve – sensi i pozitës. Ata kalojnë nëpër rrënjët e
pasme të medullës deri te nucleus gracilis dhe nucleus cuneatus të medullës,
këto nukleuse medullare përmbajnë neuronet e dyta senzorike, axonet e të
cilave formojnë lemniscusin medial që shkon drejtë në talamus.
Lezionet që afektojnë sistemin e rrënjëve të pasme dëmtojnë modalitetet
somatosenzorike të “rezolucionit të lartë” pra vjen deri te humbje e aftësisë
për të njohur objektet në prekje (astereognosia) dhe dëmtimi i diskriminimit
të dy pikave (two-point discrimination), dëmtimi i sensit të vibrimit
(pallhypesthesia ose pallanesthesia) dhe dëmtim i sensit për pozitë
(kinesthesia), qëndrimi dhe ecja jostabile (ataxi spinale) si pasojë e mungesës
së feedbackut proprioceptivë sa i përket pozitës dhe lëvizjeve të kokës,
trungut dhe ekstremiteteve.
Lexo edhe:
loading...
Lexo edhe: