Skip to main content

Ballkani dhe sistemi i antenave amerikane HAARP




Në opinionin serb është ngritur shumë “pluhur” në lidhje me vendosjen e sistemit të antenave HAARP nga SHBA-të, të cilat janë fajësuar në lidhje me fatkeqësitë natyrore. Emisionet, shkrimet në gazeta, portale, emisione televizive, kanë hutuar njeriun e zakonshëm në Serbi. Si zakonisht, për gjithçka fajësohen SHBA-të.

Në lidhje me sistemin e antenave HAARP, kanë shkruar edhe mediat kroate. Shumë analistë, të cilët në Serbi merren me seriozitet, janë të sigurt se përgjegjësinë për tërmete, thatësira, shtrëngata dhe vërshime, madje edhe për gjendjen psikike të njeriut në Ballkan, fajin e kanë HAARP (shih: hrvatski-dom.hr).

Programi aktiv për hulumtim auroral të frekuencës së lartë ( High Frequency Active Auroral Research Program, shkurt HAARP) është një projekt - program ushtarak dhe civil i SHBA-ve, i cili ka për qëllim hulumtimin me qëllim të kuptuarit, nxitjes dhe kontrollimit të proceseve në jonosferë. Jonosferë është një pjesë e atmosferës së Tokës në një lartësi prej 50-80 kilometra, e cila përmban një sasi të madhe të joneve (grimcave të elektrizuara) të krijuara nga veprimi i erës diellore që ka ndikim të madh në përhapjen e valëve elektromagnetike.

Ekzistojnë mendime të ndryshme të ekspertëve. Nikola Aleksiq, kryetari i Lëvizjes Ekologjike të Novi Sadit, për gazetën “Pravda”, thotë se qytetarët nuk janë të vetëdijshëm se çfarë bombe është e tempuar në psikikën e njeriut e cila gjendet në afërsi të Beogradit.

HAARP nuk është asgjë tjetër përveç kontrollim elektromagnetik i sistemit nervor të njeriut. Ajo, njerëzit mundet t’i bëjë aggressive dhe pa dëshirë për të jetuar- transmeton bedem.rs. Mendimin e Aleksiqit.

“Pravda” e Moskës shkruan se HAARP është instaluar në Serbi nën presionin e madh të administratës amerikane. Instalimi i HAARP-it në Serbi ka qenë e planifikuar në vitin 1999, por në bisedimet e Milosheviqit me Holbrukun kërkesa është refuzuar nga Millosheviqi, gjë që kinse ka ndodhë bombardimi i Serbisë nga NATO-ja ( shih novi-svjetski-poredak).

Megjithatë, ditëve të fundit ekspertët tërheqin vërejtjen se është duke u manipuluar opinioni në Serbi në lidhje më sistemin e antenave HAARP. Ndryshimet klimatike, gjegjësisht fatkeqësitë natyrore që po ndodhin në Serbi dhe më gjerë nuk kanë të bëjnë asgjë me HAARP-in por kemi të bëjnë me një histeri masive.

Kur në muajin maj të këtij viti në Serbi ndodhi fatkeqësia natyrore- vërshimet të papara deri më sot, shumë njerëz besonin se të reshurat e mëdha të shiut dhe përmbytjet janë shkaktuar nga sistemi i antenave HAARP. Milani Cirkovic nga Observatori Astronomik, fizikanti Milovan Shuvakov dhe psikologu Oliver Toshkoviq u përpoqën të ndriqojnë këtë mashtrim të opinionit. Të tre ekspertët bien dakord se i gjithë tregimi është vetëm përhapje e teorisë së konspiracionit, shkruan blic.rs..

Milani Cirkoviq mendon se përhapja e informacioneve të tilla e ka krijuar histerinë masive e cila gjë vjen si pasojë e analfabetizmit shkencor. Të njëjtin mendim e ndanë edhe Toshkoviq i cili thekson se mendja e njeriut nuk mund t’i përballojë pasigurisë dhe në këto rrethana pranon çfarëdo shpjegimi.
“Në situata të rënda, mendja e njeriut është vend i përsosur për zhvillimin e teorive konspirative, sepse në atë moment njeriut i konvenon çfarëdo shpjegimi. Mendja jonë vështirë pranon idenë se çdo gjë rreth nesh ndodhë krejt rastësisht“ - thotë Toshkoviq.

Deklaratat e rreme, thonë ekspertët, shpesh përhapen nga pakujdesia e njerëzve. Nëse merrni informacione që janë shumë të detajuara, shumë lehtë pjesët e pakuptueshme do t’i komentojmë sipas përshtypjeve tona personale.

Fizikanti Shuvakov deklaron se qëllimi konkret i këtij sistemi është komunikimi dhe se nuk ka asnjë rast potencial që antenat të përdoren për rregullimin e kushteve klimatike.

Sido që të jetë, se kush ka të drejtë, të parët apo të fundit, do të shihet në të ardhmen e afërt. Megjithate ndryshimet klimatike tregojnë se po ndodhë diçka e jashtëzakonshme në këtë pjësë të planetit Tokë, gjegjësisht në Ballkanin e trazuar.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more