Kanella është një bime shumëvjeçare e vëndëve tropikale, një nga aromat dhe erëzat më të vjetra të njohura në botë që pasuron shijet e kuzhinën tonë. Kjo bimë ka një histori të gjatë mijëravjeçare. Ajo është përdorur nga egjiptianët e lashtë në proçesin e mistershëm të balsamimit. Edhe sot, kjo erëz ka vlera, shumë të fshehura, që mund të bëhen aleatë të shëndetit tonë.
Në fakt, e përdorur tradicionalisht kundër ftohjes dhe si antibakterial, sot ajo është e njohur shkencërisht dhe për aftësinë e saj për të ulur kolesterolin në gjak. Është gjithashtu një antidot i mirë për të ndihmuar tretjën. Hulumtimi i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara për pacientët që ishin fazat e para të të diabeti tregoi se erëza në fjalë e përdorur për dymbëdhjetë javë ka ulur nivelet e sheqerit në gjak.
Prandaj mund të zvogëlohet përdorimi i sheqerit në ëmbëlsirat që ne përgatisim, vetëm po të shtohet kanellë, e cila zbut dëshiren për ëmbëlsirat. Kanella ndihmon gjithashtu për të lehtësuar problemet e hipërtensionit dhe çrregullimet e frymëmarrjes. Mjekësia kineze e përdor dhe për problemet menstruale. Për të ruajtur aromen dhe karakteristikat e saj shkopinjtë e kanellës ruheshin në kavanoza qelqi të mbyllura fort, larg nga të nxehtit.
Këtu janë disa keshilla të vogla për të përfituar nga vlerat e shumta të saj: Për ata që vuajnë nga migrena, këshillohet masazh me vaj kanelle për të lehtësuar dhimbjen. Si t’a pergatisim në shtëpi Vaji i kanellës shkermoqni 3 ose 4 shkopinj kanellë në gjysmë filxhan vaj ulliri. Masen e përgatitur lëreni për rreth 10 ditë, filtrojeni dhe ruajeni në një shishe të vogël.
Për dashamirësit e një formë të persosur fizike në mbrëmje këshillohet të pihet përzierja e përgatitur si me poshtë: shtoni në një çaj nenexhiku një maje luge kanellë dhe një lugë çaji shurup panje. Nëse jeni ftohur dhe keni probleme me gjumin pini qumësht kanellë: Përzieni në një gotë qumësht të ngrohtë një maje lugë pluhur kanellë, xhenxhefil të grirë, kardamom dhe pluhur karafili.
loading...
Lexo edhe: