Skip to main content

DËSHMITARËT E JEHOVAIT.....KUSH JANË ATA?


Nje kult qe kontrollon mendjet e atyre qe besojne ne te?

Nje ndermarrje shtypi, qe ka vleren e shume trilione dollaresh?

“Zoti me tha: Profetet profetizojne genjeshtra ne emrin Tim; Une nuk i kam derguar, nuk u kam dhene asnje urdher dhe nuk kam folur me ta. Ata ju profetizojne nje pamje te rreme, nje parashikim te kote dhe mashtrimin e zemres se tyre.”
Jeremia 14:14

Dallimet midis Deshmitareve te Jehovait dhe Kishes Kristiane jane te medha. Ato kane lidhje me ceshtjet e Trinitetit, Ringjalljes, dhe Jezusit si Perendi.


Deshmitaret e Jehovait besojne se Jezusi eshte Biri i Perendise, por jo Perendia vete. Gjithashtu ata besojne se Ai nuk ka egzistuar gjithmone, qe nga fillimi, por ka qene nje qenie e krijuar me emrin e Krye Engjellit Mikael.

Deshmitaret e Jehovait thone se Jezusi nuk u ngrit fizikisht prej se vdekuri, por u ngrit si qenie shpirterore. Ata nuk lejojne qe Jezusi te adhurohet dhe nuk besojne se ka ferr.

“Pastaj Perendia tha: Ta bejme njeriun sipas shembelltyres sone…”
Zanafilla 1:26

“Sepse Perendia e deshi aq boten, sa dha Birin e Tij te vetemlindurin, qe, kushdo qe beson ne Te, te mos humbase, por te kete jete te perjetshme.”
Gjoni 3:16

Bashkesia lokale e Deshmitareve te Jehovait, ajo qe vihet re me shpesh ne nje lagje te zakonshme, quhet Korridori ose Dhoma e Mbreterise. Trupi ose Komiteti kryesor qe drejton Deshmitaret e Jehovait, e ka qendren ne Bruklin, ne Nju-Jork dhe quhet “Kulla e Rojes”. Ai perbehet nga nje president dhe nje grup burrash, qe njihen me emrin “Trupi Drejtues”.

Ky grup mbikqyr cdo aspekt te organizates, duke perfshire edhe materialet qe shkruhen ne revistat periodike dhe ne librat e studimit. “Kulla e Rojes” deklaron se ajo eshte nje organizate qe drejtohet nga Zoti. Qe prej vitit 1931, emri i Deshmitareve te Jehovait ka qene njohur zyrtarisht si “Bibla e Kulles se Rojes dhe Shoqeria e Trakteve”. Disa i referohen organizates thjesht me emrin “Shoqeria”. Emri ligjor i saj eshte: Bibla e Kulles se Rojes dhe Shoqeria e Trakteve te Pensilvanise.

Deshmitaret e zakonshem te Jehovait (ata qe nuk jane anetare te grupit drejtues) nuk jane ne dijeni te faktit qe, grupet e ndryshme drejtuese te “Kulles se Rojes”i kane ndryshuar vazhdimisht doktrinat e tyre, per t‘jua pershtatur nevojave te organizates me kalimin e viteve. Ato kane arritur deri aty sa te shtremberojne pjese nga Bibla.

Deshmitaret e Jehovait jane te njohur per profeci te rreme, duke perfshire ketu edhe thenie te tilla si p.sh. Armagedoni dhe fundi i botes do te ndodhin ne vitin 1914, 1918, 1925 dhe 1975. Shumica e Deshmitareve te Jehovait nuk e kuptojne se autoriteti i tyre i vertete nuk eshte i bazuar tek Bibla, por bazohet tek pikepamjet e Trupit te tyre Drejtues me qender ne Bruklin, pikepamje keto qe ndryshojne gjithmone.

Fjala e Perendise ne Bibel nuk ndryshon dhe nje profeci qe s’del e vertete, nuk eshte nga Zoti. Kjo histori e profecive te rreme nga “Shoqeria” duhej te ishte prove me se e mjaftueshme per t’i bindur Deshmitaret e Jehovait te largoheshin me vrap, jo me hap, nga keto mesime te rreme. Deshmitaret e zakonshem te Jehovait nuk e dine qe po “ushqehen me luge” dhe po hane vetem ate ushqim qe ua lejon “Trupi Drejtues”.

Deshmitareve te Jehovait qe regjistrohen per here te pare ne rradhet e organizates, nuk u lejohet te dine asgje lidhur me listen e plote te rregullave dhe kerkesave te organizates, derisa ata ta kene dedikuar jeten e tyre ne sherbim te plote te “Shoqerise”.

Anetaret e rinj dhe shumica e Deshmitareve te Jehovait nuk u lejohet t’i shikojne botimet “sekrete”, te cilat jane vetem per drejtuesit e “Shoqerise”. Keto botime njihen me emrin “Vini re!”, dhe japin udhezime lidhur me ofezat dhe se si duhet te ndeshkohen anetaret. Ne thelb, keto botime jane mjeti me te cilin drejtuesit ushtrojne “fuqine” e tyre brenda per brenda bashkesise se Deshmitareve te Jehovait.

Nje njeri i zakonshem duhet te jete ne dijeni te faktit qe te takuarit me nje Deshmitar Jehovai ne pragun e deres, ka pasoja per te ardhmen. Deshmitari i Jehovait mban shenim cdo individ me te cilin ai flet dhe drejtuesit ne Bruklin shpesh i urdherojne anetaret e tyre t’i telefonojne keta individe te vecante ose t’u bejne atyre nje vizite tjeter.

Ne vitin 1992, numri mesatar i Deshmitareve te Jehovait, te perfshire ne te tilla vizita dere-me-dere, ishte 4 milion e 71 mije e 954 veta. Vizitat mund te behen ne cdo dite te javes, sepse Deshmitaret e Jehovait nuk kane nje dite pushimi te caktuar; ata i konsiderojne te gjitha ditet e javes si te shenjta.

Organizata e Deshmitareve te Jehovait u themelua nga Charles Taze Russell. Russell lindi me 1852, dhe ne 1879 ai themeloi Kullen e Rojes se Sionit, e cila me vone, ne vitin 1884 u perfshi ne grupin me emer “Shoqeria e Kulles se Rojes dhe e Trakteve te Sionit”.

Russell filloi te predikoje ne vitin 1870, pas pjesemarrjes se tij ne nje takim fetar te drejtuar nga Jonas Wendell, mbi “Ardhjen e dyte te Krishtit ne toke”. Keshtu, ne bashkepunim me te atin e tij dhe nje grup njerezish te tjere, Russell formoi nje grup te vogel studimi biblik ne Alegeni, ne Pensilvani.

“Mesazhi” i tij personal nisi me mohimin e doktrines kristiane te Ferrit, dhe me vone ai i shtoi predikimit te tij edhe doktrina te tjera te rrezikshme, fizike dhe shpirterore, te shpikura nga ai vete.

Me ne fund, Russell e mohoi gati cdo doktrine kristiane, dhe i botoi mesimet e tij te cuditshme ne nje seri prej 6 librash me titull “Studime mbi Fjalen e Perendise”. Russell vdiq me 1916, duke udhetuar me tren per ne Teksas.

Pasardhesi i tij, Joseph F. Rutherford filloi ta rinovonte doktrinen e Russellit. Ne vitin 1920, Rutherford nisi t’u tregoje genjeshtra turmave te medha te njerezve, se si miliona njerez qe jetonin ne toke ne ate kohe, nuk do te vdisnin kurre. Mes viteve 1921 dhe 1941, Rutherford shkroi 20 libra dhe pamflete te shumta, por botimi i tij i pare njihet me emrin “Harpa e Perendise”.

Disa mesime jashtezakonisht te rreme te Deshmitareve te Jehovait:
Shoqeria e Kulles se Rojes dhe e Trakteve me qender ne Bruklin, Nju-Jork, i meson pasuesit e saj se Ati eshte Zoti i pushtetshem, emri i te cilit eshte Jehova. Gjithashtu, sipas tyre, Jezusi nuk ka egzistuar gjithmone, por ka qene nje krijese/qenie e krijuar, me emrin e Krye Engjellit Mikael. Shpetimi vjen permes veprave te mira qe ben njeriu, si p.sh. permes sasise se librave qe shesin anetaret cdo muaj (qe njihen ndryshe me emrin “kuota mujore).

Deshmitaret e Jehovait mesojne ne menyre te rreme qe Shpetimi vjen permes kryerjes se veprave te mira. Mesimi i vertete i Bibles, sic e dine te krishteret, eshte qe Shpetimi vjen VETEM nepermjet Hirit ose Meshires se Jezus Krishtit, jo nepermjet veprave. Ah, sikur Deshmitaret e Jehovait ta besonin kete te vertete ne zemrat e tyre! Atehere ata do te cliroheshin nga tutela e kesaj organizate te rreme, nga Kulla e Rojes, e krijuar nga duart e njerezve.

Sistemi i shitjes apo shperndarjes se librave te Kulles se Rojes dere me dere dhe i realizimit te normes mujore eshte plan i Djallit. Nje njeri, kushdo qe te jete ai, mjafton vetem qe te besoje ne zemren e tij se Jezus Krishti eshte Biri i vetemlindur i Perendise, dhe se Ai s’eshte i krijuar nga njerezit, por eshte nje me Atin; Ai vdiq per mekatet tona dhe u ringjall prej se vdekuri.

Jezusi eshte Fjala e Perendise, personi i dyte i Trinitetit. Per t’u shpetuar, kushdo mund te shkoje tek Jezusi ne menyre te sinqerte dhe T’i kerkoje Atij t’i laje mekatet ne gjakun e Tij. Djalli atehere s’ka me fuqi t’i vere mekatet para syve te tu dhe te t’i kujtoje ato, sepse tani ti je i paster, i “rilindur” dhe i shpetuar. Sinqeriteti eshte celesi dhe principi themelor ne kete ceshtje.

Mos i hyj kesaj gjeje, nese je i vaket ne zemer. Lutju Zotit Jezus ta sheroje zemren tende, nese nuk je i sigurte, por je i vaket. Deshmitaret e Jehovait nuk jane kurre te sigurte nese jane te shpetuar apo jo. Kjo dote thote se ata jane te burgosurit e Djallit.

Te Krishteret e rilindur jane te sigurte se jane te shpetuar. Gjoni 3:16 thote: “Sepse Perendia e deshi aq boten, sa dha Birin e Tij te vetemlindurin, qe, kushdo qe beson ne Te, te mos humbase, por te kete jete te perjetshme”, kurse Efesianeve 2:8-9 thote: “Ju ne fakt, jeni te shpetuar me ane te hirit, nepermjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, por eshte dhurate e Perendise, jo nga vepra, qe te mos mburret askush.”

Nje mesim tjeter jashtezakonisht i rreme i Deshmitareve te Jehovait:
Sipas Deshmitareve te Jehovait, Jezusi nuk u ngrit fizikisht prej se vdekuri. Ne librin “Mbreteria eshte prane”, ata thone se ne momentin e vdekjes, Jezusi la menjane organizmin njerezor, ne te cilin ai predikoi si nje krijese e re per 3 vjet e gjysem; kur u ringjall, ai nuk ishte me njeri.

Ata thone se Jezusi u ringjall prej se vdekuri, por vetem shpirterisht, jo fizikisht. Ata gjithashtu, i mesojne pasuesit e tyre se, pas kryqezimit ne kryq, Krishti vdiq dhe u ringjall si nje krijese shpirterore, e padukshme dhe e paprekshme. Sipas tyre, Shpirti ose Fryma e Shenjte nuk eshte nje person i vecante, por nje force, nje metode, me te cilen Zoti komunikon me boten.

Ky grup thote gjithashtu se Mbreteria Qiellore hyri ne fuqi ne vitin 1914, me ardhjen e padukshme ne fron te Krishtit si Mbret. Deshmitaret e Jehovait predikojne se ne Mbreteri banon aktualisht nje Klase e Vajosur, e Zgjedhur, qe perbehet prej rreth 135 mije e 400 njerezish.

Sipas Deshmitareve te Jehovait, te gjithe keta njerez u zgjodhen ne fillim, ne vitin 33 pas eres sone, pas vajtjes se Jezusit ne qiell (d.m.th. ne diten e Pentikostit ose te Zbritjes se Frymes se Shenjte), si edhe ne shekujt e mevonshem. Ata thone gjithashtu se zgjedhja perfundimtare e njerezve u realizua ne vitin 1935, dhe numri perfundimtar arriti ne 144 mije veta.

Prej ketyre, 8600 veta jane akoma te gjalle ne bote. Ata do te jetojne ne perjetesi me Zotin dhe Krishtin si krijesa shpirterore. Numri i fundit (d.m.th. 8600) here pas here rritet ne vlere, kur disa anetare te zgjedhur nuk qendrojne besnike dhe zevendesohen me te tjere.

Deshmitaret e Jehovait thone se Ardhja e Dyte e Krishtit nuk ishte nje ardhje fizike ne toke, por ishte nje ngjarje e padukshme e ndodhur ne vitin 1914, kur Djalli dhe Krishti luftuan kunder njeri-tjetrit ne nje beteje qiellore. Pas kesaj, Krishti nisi te qeverise Mbreterine Qiellore si Mbret i Mbreterve dhe Djalli u perjashtua nga Mbreteria dhe u hodh ne Toke.

Ata thone se Lufta e Pare Boterore ishte nje shenje dalluese e shkaterrimit tokesor te Djallit dhe fillimi i mallkimeve, qe do te shoqeronin “ditet e fundit te ketij sistemi gjerash”.

Fati i njeriut:

Doktrina e Deshmitareve te Jehovait thote se ata njerez, qe nuk jane anetare te organizates Kulla e Rojes, do te shkaterrohen nga Zoti Jehova dhe nuk do te egzistojne me. Por, nese nje Deshmitar besnik i Jehovait nuk eshte nje nga 144000 te zgjedhurit, ai do te jetoje pergjithmone ne parajsen mbi toke, kurse te 144000 te zgjedhurit do te sundojne me Zotin Jehova ne qiell.

Deshmitaret e Jehovait i mesojne pasuesit e tyre se s’ka Ferr. Te shkuarit per vizite dere me dere, sipas doktrines se fundit te Deshmitareve te Jehovait, i ndihmon njerezit te vendosin per fatin e tyre. Te Krishteret e dine se kjo eshte nje doktrine e rreme, sepse shpetimi varet vetem nga marredhenia personale, qe kemi ne me Jezus Krishtin. Askush nuk mund ta bleje jeten e perjetshme.
Darka e Zotit, nje here ne vit:

Kjo behet nje here ne vit ne Kujtim te Vdekjes se Krishtit. Ne te marrin pjese vetem 8600 Deshmitare te gjalle te Jehovait, qe jane anetare te Klases se Zgjedhur prej 144000 vetesh. Anetaret e tjere ( d.m.th. ish-Klasa e Jonadabit ose qe njihen tani me emrin Turma e Madhe), lejohet te jene te pranishem, por vetem si spektatore.

Duhet te jesh Deshmitar Jehovai, qe te shpetohesh:

Sipas Deshmitareve te Jehovait, ne menyre qe nje njeri te shpetohet, ai duhet te kete pranuar doktrinat qe Trupi Drejtues i interpreton nga Bibla. Gjithashtu, per t’u shpetuar, ai duhet te pagezohet si nje Deshmitar Jehovai dhe te kryeje nje program veprash te caktuara nga Trupi Drejtues i Deshmitareve te Jehovait.

Te qendruarit larg ish-Deshmitareve:

T’i qendrosh larg nje ish-Deshmitari te Jehovait ose edhe t’a perndjekesh ate, eshte nje sjellje qe u komandohet anetareve nga trupi drejtues i bashkesise se Deshmitareve te Jehovait. Eshte fakt qe moskontaktimi me anetare te tjere, u shkakton aq shume shqetesime emocionale ish-Deshmitareve te Jehovait, sa ata arrijne deri ne vetevrasje.

Te dyshuar per pabesi, shume Deshmitare te respektuar dhe te sinqerte te Jehovait jane perjashtuar nga bashkesia edhe pa paralajmerim. Ne shtator te vitit 1981, trupi drejtues i ndryshoi rregullat, ne menyre qe, papritur, Deshmitaret ta ndalonin cdo lloj takimi praktik (qofte edhe nje pershendetje) me te gjithe ish-Deshmitaret e Jehovait.

Per here te pare, pjesetare te se njejtes familje, per shembull, duhej t’i nderprisnin te gjitha lidhjet me njeri-tjetrin, nese ndonje prej tyre qe perjashtuar nga bashkesia.

Takimi me ish-Deshmitaret e Jehovait u lejua vetem ne raste te tilla, si p.sh. ne rast semundjesh te renda apo urgjencave, ne rastet kur, edhe pse njeri nga bashkeshortet (burri apo gruaja), eshte i perjashtuar nga bashkesia, ata lejohen te mbeten te martuar, dhe ne rastet kur prinderit, edhe po te jene ish-Deshmitare Jehovai, duhet te vazhdojne te kujdesen per femijet e tyre.

Ne vitin 1889, Charles T. Russell, themeluesi i Deshmitareve te Jehovait, profetizoi ne menyre te rreme se:

“…fundi i mbreterive te kasaj bote dhe themelimi i Mbreterise se Perendise do te realizohej ne fund te vitit 1914 pas eres sone.”
Ne vitin 1910: Deshmitareve te Jehovait iu thuhet te mos lexojne vetem Biblen, sepse ajo nuk eshte autoriteti perfundimtar. Ne ditet e sotme, ata studiojne Biblen e tyre (te perkthyer nga ata vete), duke perdorur, si udhezim, botime te Kulles se Rojes.

Ne vitin 1938: Deshmitareve te Jehovait iu thuhet se, meqenese fundi i botes eshte shume afer, ata duhet te presin derisa ky fund te jete realizuar (d.m.th. deri pas Armagedonit), dhe pastaj “te martohen dhe te rrisin femije”. (Botuar ne “Kulla e Rojes”, e dates 1 nentor 1938).

Ne vitin 1966: Kulla e Rojes parashikon se “sipas kronologjise se tyre biblike, qe eshte per t’u besuar, te gjashte mije vjetet qe nga koha e krijimit te njeriut, do te plotesohen ne vitin 1975”.

A e dinit ju se themeluesi i Deshmitareve te Jehovait, Charles T. Russell, ka qene marre me astrologji, me fene egjiptjanase dhe me shkencen e studimit te piramidave te Egjiptit? Ne nje nga botimet e Kulles se Rojes, (te dates 15 qershor 1922), ai ka shkruar:

-“Kur Urani dhe Jupiteri te takohen ne shenjen njerezore te Akuariumit ne vitin 1914, kjo do te jete koha e premtuar kur njeriu do te filloje te punoje per te siguruar shpetimin e tij, dhe do te realizoje perfundimisht endrrat dhe idealet e te gjithe poeteve dhe shkrimtareve te historise”.

A e dinit ju se ne librin e Charles T. Russellit, me titull “Plani hyjnor i te gjitha epokave” thuhet se Russell merrej me magji dhe i perdorte shenjat e magjive ne botimet e tij.

Ne librat e tij te pare, ai ka perdorur shenja te tilla si psh.: kryqi dhe kurora, krahe te hapur zogu me figuren e diellit ne mes tyre, etj. Madje, edhe shprehjet qe organizata e Kulles se Rojes filloi te perdore me vone, si psh.: “epoka e arte” dhe “lindja e mijevjecarit”, jane shprehje qe kane lidhje me magji, dhe nuk jane te bazuara aspak ne Bibel, edhe pse organizata beson te kunderten.

Ne vitin 1916, kur vdiq Charles T. Russelli, pak metra larg varrit te tij, u vendos nje statuje ne forme piramide 1m e gjysem e larte, me mbishkrim prej shenje magjie. Ajo qendron akoma sot aty, per t’u pare nga te gjithe.

A e dinit ju se Deshmitaret e Jehovait kane besuar per rreth 50 vjet rrjesht se piramida e madhe e Gizes ne Egjipt ka qene deshmia e dyte e Perendise pas Bibles? (Me shume informacion per kete, mund te gjendet ne faqen 200 te librit “Deshmitaret e Jehovait, lajmetare te Mbreterise se Perendise”).

A e dinit ju se Deshmitaret e Jehovait profetizuan ne menyre te rreme se kryepleqte e Perendise (Abrahami, Isaku, Jakobi e te tjere) do te ngriheshin prej se vdekuri ne vitin 1925?

A e dinit ju se Deshmitareve te Jehovait nuk u lejohet te shoqerohen jashte rrethit te tyre fetar apo te interesohen per gjera qe nuk i perkasin bashkesise se tyre? Psh. atyre iu keshillohet te mos e vazhdojne shkollen e larte, apo te mos i kushtojne kohe pasioneve te tyre ne kohen se lire.

A e dinit ju se Deshmitareve te Jehovait nuk iu lejohet te kene transfuzion gjaku, as te kendojne himnin e tyre kombetar?

Perktheu nga origjinali
MAGDALENA MAYLAM
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more