Seriozisht, disa profesorë nuk e kanë vendin në mësimdhënie. Ata shihen
se janë ekspert në gjumëvënie. Ata duhet të punësohen në ndonjë klinikë
ku njerëzit vuajnë prej pagjumësisë! Duhet ruajtur nxënësat apo
studentët prej këtyre gjumashëve. Jo rastësisht pastaj lloji i këtyre
nxënësve apo i studentëve, thonë se jeta po ikën si një ëndërr.
Normalisht, po kush mund të sheh ëndrra të tejzgjatura, pos atij që në
të shumtën e kohës ka fjetur? Në këtë rast, nuk është problem se kush ka
fjetur, por kush ishte shkaktar i asaj fjetjeje!
Burimi: Iljasa Salihu
Lexo edhe:
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: