Thuhet se fëmija duhet t’ia kalojë prindërve përsa i përket punës dhe
diturisë, përndryshe ai nuk është i suksesshëm. Kjo është e vërtetë,
edhe pse kështu thuhet për ta nxitur mbrodhësinë e njeriut, por sërish
duhet ditur se fëmija mbetët nxënës i përjetshëm i prindërve. Ai edhe
kur të bëhet më i ditur dhe më punëtor sesa ata, sërish është nxënës dhe
punëtor krahu për prindërit. Unë tërë ditën e natën mund të shkruaj,
madje edhe të krenohem me shkrimet e mia, por para nënës sime që ka
vetëm arsimim të ulët, unë jam vetëm një nxënës. Ajo mi mësoi shkronjat e
para, në kohën kur unë shkronjat i merrja për lodra. Vallë si do të
mbërrija të paktën t’i vargoja si duhet dy vargje pa ndihmën e asaj që
me sfilitje mi mësoi shkronjat, pra hapat e para drejt shkrimit dhe
leximit?
Burimi: Iljasa Salihu
Lexo edhe:
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: