Skip to main content

Avokati i Serbisë apo Baton Haxhiu

Xhevat Bislimi


Sonte, ndoqa "opinionin" e mikut të Baton Haxhiut, Blendi Fevziut, në KLAN për punën e shkuarjës së Edi Ramës në Beograd pas përplasjës së madhe publike midis Shqipërisë (kombit shqiptar) dhe Sërbisë në stadiumin e Beogradit. Artur Zheji, Shpend Ahmeti dhe Armend Shkullaku (kundër) përballë Stefanit, Baton Haxhiut dhe Andi Bushatit (për). Argumentat kundër shkuarjës (për shtyrjen e vizitës) së Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë në Beograd ishin bindës, të qëndrueshëm (pas qëndrimëve tashmë të ditura të shtetit serb ndaj ngjarjës së Beogradit) dhe të arsyetueshëm mirë në aspektin politik, diplomatik, etikë, kombëtar, rajonal e ndërkombëtar Ndërsa argumentët e palës që ishte për shkuarjen e Ramës në Beograd (kundër shtyrjës së vizitës) ishin argumenta të mbushura me servilizëm, hipokrizi dhe, herë-herë me filosërbizëm Sidomos, Baton Haxhiu, më shumë dhe më hapur se kurrë dëshmoi filosërbizmin e tij edhe para kamerave Duket që gjatë qëndrimit të tij në Beograd (sigurisht i pritur dhe i mirëpritur me të gjitha nderët), Baton Haxhiu, i kishte mbushur mirë batëritë, duke u frymezuar dhe impresionuar nga barbaria, primitivizmi, fashizmi dhe "fuqia" e Sërbisë në përballje me nja 40 a 50 shqiptarë të rrethuar nga e gjithë Serbia (mes Beogradit)! Të vetmin mjet për t'u larguar nga stadiumi i rrethuar kishin fluturakën që solli hartën e Shqipërisë me shqiponjën dhe me dy heronjtë e kombit tonë, që përgatiten dhe mbrojtën Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë! Ky edhe ishte kërcënimi më i madh që kishte njohur ndonjëherë Sërbia midis Beogradi nga Shqipëria dhe shqiptarët! Harta e Shqipërisë dhe fluturakja që e solli atë destabilizoi një popull dhe një shtet të tërë, i nxori nga shinatë! Mbrojtja e kësaj harte nga djemtë syshqiponjë në mes të Beogradit dhe në mes të dhjetëra mijëra serbëve të egërsuar e tërboi Sërbinë, e çmendi fare Kjo edhe ishte FITORE sportive, politike, diplomatike, kombëtare Djemtë e kombëtarës duhet të bëhen mësim edhe për politikanët servilë e hipokritë, mësim se si duhet të "luajnë" dhe, kur e do puna, edhe të përballen me Serbinë



Thirrjet e nje shteti të tërë (aty ishte edhe Kryetari-kryefashisti i Sërbisë, Nikoliçi): "vrisni, prisni shqiptarët" m'u duk që nuk ia kishin ndërruar ndjenjat dhe mendjen për Serbinë këtij halldupi të korruptuar, Baton Haxhiut! Në fillim të debatit, Baton Haxhiu, ironizoi me një cinizëm prej sllavi me nevojën dhe kërkesën për bashkimin e pjesës veriore me Republikën e Kosovës dhe me kërkesën dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjës shqiptare (bashkimit të Shqipërisë) në të gjithë hapësirën e saj ekzistuese. Argumenti më i "fuqishëm" i Baton Haxhiut, për shkuarjen e "domosdoshme" të Ramës në Beograd, ishte "nevoja për ta lëmuar, për ta marrë me të mirë ekstremizmin serb (fashizmin, po them unë)! Vetem kështu, me të mirë, urtë e butë, ne do ta zbusim zemrën dhe mendjen serbe të mbushur me urrejtje kriminale për shqiptarët!

Kulmi i fytyrëzisisë së tij (i filoserbizmit) ishte arsyetimi i fashizmit serb karshi shqiptarëve me humbjen e Kosovës! Duhet ta kuptojmë Serbinë, po thoshte ai (parafrazim), sepse ajo ka humbur 10 000 km katrorë tokë! Clirimin e Kosovës nga pushtimi, ai e konsideronte si humbje tokësore të Sërbisë! Dhe kush? Ajo Serbi që ka pushtuar dhe spastruar nga popullsia shqiptare autoktone edhe dy Kosova tjera brenda saj, plus po mban të pushtuar edhe sot Luginën e Preshevës! Shkëputja shpirtërore, mendore, emocionale, "kulturore", "intelektuale" nga pushtuesi qenka fort e vështirë për këta sahanlëpirës si Batoni! Tash po i kuptoj ata shqiptarë që edhe njëqind vjet pas shkuarjës së turkut thoshin "qofsha turk"!

Por, është fat i madh që kombi ynë po rritë breza që në zemër, në mendje dhe në gojë kanë veç një emer: SHQIPËRINË. 
Kjo me se miri u pa edhe gjatë dhe pas përplasjës së madhe në Beograd Rinia shkollore në Prishtinë, në Shkup, në Tiranë, në Athinë, Filat, në Tuz, Ulqin, në Preshevë, Bujanoc dhe në çdo qytet tjetër shqiptar po thërrisnin (të veshur kuq e zi dhe me flamurin shqiptar) me një gojë dhe me një zë: Shqipëria, Shqipëria, Shqipëria Dhe, do bëhet Shqipëria Jo pse është vetem interes dhe nevojë e kombit shqiptar, por pse është interes dhe nevojë e pakapërcyeshme e popujve të Ilirisë-Ballkanit që të jetojnë në paqe, siguri, fqinjësi, mirëqënie dhe secili në tokën e tij Vetem kështu s'do të këtë më urrejtje dhe fashizëm në Sërbi, Greqi, Maqedoni e Mal të Zi Kështu paqësohet dhe bie në rehat edhe Evropa jonë e përbashkëtKështu civilizohet dhe emancipohet edhe Serbia Ndërsa Batoni, Stefani, Bushati kanë mbetur zëra të vetmuar dhe specie në zhdukje ndër shqiptarët e Shqipërisë


loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more