Çdo veprim apo mendim i yni le nje shenje si per te thene pergjithmone
se ke ekzistuar dhe nuk mund te humbase nga vjetersia, por as ta fshije
dashakeqesia, heshtja apo harresa. Ne çdo hap tonin informacione qe
ngelen si gjurme te se shkuares vertetojne ate çka kemi bere ose ate qe
donim te benim duke mos mundur ta realizojme. Krijohet keshtu nje
memorie gjitheperfshirese, ku gjithkush s’mund te nderhyje, e askush
s’mund ta harroje. Çdo gje regjistrohet per te mos humbur kurre, si per
t’i vertetuar botes se ti ke ekzistuar fizikisht dhe shpirt, e do te
vazhdosh te ekzistosh pergjithnje ne formen e perjetimeve qe ke krijuar e
shkaktuar me pare. Kjo eshte kostoja e te ekzistuarit ne kete jete.
Eshte gjurma jote qe deshmon te verteten kudo dhe kurdo here. Askush
s’mund ta ndaloje te verteten te njihet, sepse ajo le gjurme te bardha
qe nuk humbasin kurre. Eshte e pashprese tentativa per ta fshehur te
verteten. Ajo ekziston perjetesisht ndersa ti, une, ne, perkohesisht.
Ajo ngelet, ndersa ti, une, ai humbet dhe veç ajo mund deshmoje se ti ke
qene diku, dikur.
Burimi: Gazeta Shqip
Lexo edhe:
Burimi: Gazeta Shqip
loading...
Lexo edhe: