Skip to main content

Ese : Rrugicat e Tiranës shkruar nga Kostandin Dhamo

Ende ka ne Tirane rrugica te ngushta me kalldrem dhe shtepi te uleta aneve, te cilat çdokush i ndertoi sipas trilleve te veta arkitekturore.Muret rrethues prej qerpiçi te oborreve jane te lyer me gelqere lebyrese dhe, persiper i mbrojne nga rrebeshet e shirave tjegullat me myshk dhe me nje bimesi te çuditshme si e shkretetirave, ku rreshqet ndonje mace syndezur, apo ku çukit ndonje gjel i fryre pendekuq si prush i dafurruar…

Neper telat e shtyllave elektrike qe pingulen pergjate rrugicave, ngecin ende balonat e kalamajve si re te harruara dhe, mblidhen ne çastin e mberritjes, apo te shtegtimit dallendyshet e hareshme, per te cilat, krahasimi me notat muzikore eshte aq i gjetur dhe i bukur sa, kot te perpiqesh te gjesh nje tjeter.
Po çatite ? Te purpurta dhe te pjerreta, me tjegullat qe valezojne e valezojne, aq sa po ta perqendrosh veshtrimin, te merren mendte, ato humbasin skajeve pas degeve te shtrira te pemeve, duke te nxitur plot fantazi te perfytyrosh vatrat e ngrohta, dhe odat gjithe lajle e lule te nenave te reja, me gjinj te gufuar…
Pastaj çezmat ne oborr qe rrjedhin pa pushim dhe çelin ne ajer ylbere, fiqte e lashte me tutje,qe i çukit bengu i pakapshem dhe i arte si dielli dhe hurmat qe mbeten deri ne dhjetor maje drureve te zhveshur dhe te nxire, dhe duken ne sfondin e gushepellumbte te qiellit si nje konstelacion qe i eshte afruar tokes! Pastaj lulet e kumbullave dhe te bajameve qe hidhen jashte avllise si dallget pertej bregut…

Por, ne keto rrugica te ngushta si intimiteti, drita dhe hija, qe ndahen prerazi nga njera – tjetra, jane nje dekor alegorik i perhershem, qe zhvendoset pa u kuptuar si akrepi i oreve, por nuk prishet dhe te frymezon amshim.

Nuk mund te linde dielli ne keto rrugica dhe te mos i gezohesh dites se re.Nuk mund te vije pranvera dhe te mos fergellohesh i prekur,nuk mund te rritet nje vajze, qe gjer dje quhej e vogel dhe ty, tek shtyn porten e rende te oborrit qe gervin dhimbshem te te mos percillet ne koke vargu fin:
O, u rrit goca, s’e ze jeleku…

Dhe pastaj, po te porta, apo te nje kafene,i permbytur nga rakia, apo tek te rreh diku gjoksin puhiza, te tjere vargje, kete here me festive, te shperthejne papermbajtshem:
Se ç’kendonin shtate bylbyla;
Kendonin dhe benin vere…

Vere trallisese dasmash me farfuri kengesh dhe xixellima shikimesh, me nuse te yllta, mbeshtjelle me fustanin e bardhe, qe derdhej si tallaz i shkumezuar, dasma me orizin kercites qe bresheronte mbi taksi gezueshem, dasma me gra mikpritese, qe rreshtoheshin gjer jashte ne rrugice, te veshura njelloj dhe qe buzeqeshnin ceremonialisht po njelloj, dasma,qe ne fund linin zbrazeti dhe shurdheri te paperballueshme…
Dhe vinte vjeshta dhe nuk mund te zverdhej, pa hedhur me pare fshehtas te nje dritare ca gjethe si letra te vonuara:

Ç’u deshirova te te shoh ty…

Ende ka ne Tirane rrugica te paprekura …

Ne perendim, guret radhe – radhe te kalldremeve perskuqin si rubinet e nje shege te hapur nga ekstaza e embelsise, pemet behen hije dhe zogjte flene, pjergullat shermendeperdhredhur si gershet i rende vajze, kthehen ne gravura, muret dhe dhomat ngjyrosen lehtas me nje roze sensuale. Ne perendim hapat ne rrugice kumbojne me thekshem, portat kercasin me trishtueshem, hena te trondit kur hapet si gonxhja, trendafilat mavijosen si gjaku i mpiksur, dhe gjembat shpojne me thershem…

Sheeet, ne perendim …

Une, qe e kam kaluar femijerine ne nje rrugice tiranase, futem here pas here midis tyre .Vetem.
Por, nje paraditeje fillimshtatori nisi nje shi i befte si ne maj, qe te ndalesha dhe te shihja qe nga streha e nje dyqani, nje rrugice te tille.Ishte shi i domosdoshem per nje veshtrim meditues dhe nostalgjik, madje ne nje film per keto rrugica, nese do te xhirohej ndonje dite te lume nje film per to, kur te mos jete ende perfundimisht vone, regjisorit te tij do t’i duhej enkas nje shi i tille regetites ne ekran, si velature, qe te jep idene e te parit me zor dhe sfumimit gjer ne zhdukje…

Me mua u futen me vrap nen strehen e dyqanit edhe dy mesuese te zhurmshme te nje shkolle aty prane.Ishin veshur ne menyre ekstravagante, ndoshta ngaqe venin ne shkolle ende per pune pergatitore dhe jo per te dhene mesim perpara nxenesve, por si ishin tashme ata, kalamajte e rrugicave ? Harroheshin ende, si ne dikur pas pellumbave qe i ngrinim ne qiell dhe shkriheshim kur ia rrembenim njeri – tjetrit ? A hipnin edhe ata maje pemeve, a i hanin frutat drejt e nga deget dhe, a i shihnin folete e sterqokave,te turtujve dhe te trishtilave fare nga afer ? Djersiteshin ata pas topit ne fushe, harroheshin pas lojerave dhe, a hynin ne klase, sapo binte zilja ?

Jo dhe, jo !

Keto rrugica tashme jane rrethuar rreptesisht nga pallatet e stermedhenj prej hekuri dhe betoni dhe, makinat pa fund qe leshohen gjithe histeri, a thua se i ndjek pas nje monster e frikshme jashtetokesore .
E pra binte shi dhe nje çast u err aq shume dhe u duk sikur ra nata para kohe nga nje defekt i rende astronomik, por qielli sakaq mori drite serish dhe, shiu i rrembyeshem gjithe gjemime dhe bubullima u perndrit si argjend.Nderkohe u formuan pellgjet e para, mu si ca sy te rishfaqur te njerezve te harruar.Gjethet dhe kalldremi shkelqenin sikur qeshnin, ndersa tjegullat nxirrnin avull si buket e sapodala nga furra.

Ah, rrugica vezulluese si imazhe endrre !

Tashme ju shoh per se largu si nepermjet nje kaleidoskopi dhe, ju dua siç duhet çdo gje qe humb !

Ka ende rrugica ne Tirane ….
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more