Skip to main content

Ese: Vjeshtë në Vjenë – shkruar nga Monika Stafa

Do te kisha dashur ta beja me heret, shume me shpejt se te gjitha kryeqytetet e Europes me pare. Por jo, mundesia me ish dhene tani. Tani kur gjysmen tjeter te lumit qe kalonte mes permes saj e kisha vizituar disa here, ne nje tjeter kryeqytet madheshtor. Isha ndalur mendueshem se kjo tallazitje e tij e shtruar ne mengjes a mund te kish qene po e njejta ne anen tjeter te saj. Ndoshta kurioziteti e kish glorifikuar, ndoshta pamundesia per ta prekur e kish tjetersuar ne perfytyrim, por nje gje ish e sigurt, Vjena tani do te ish mes meje dhe saj. Me Danubin ne mes, asgje s’do ish me e kriptuar si me pare. Mendja ma thosh, por jo te gjitha shqisat ishin njesh me te. Udhetimet e mia s’di pse i ndertoja me kete kryeqytet europian ne mendje. Ndoshta shenjat historike te qytetit me kishin mbetur ne heret ne kujtese kur endesha mes bukurive femerore te Sisit, princeshes se dinastise habsburgase dhe lojerave dashurore te saj, pasionit per artet dhe historine. Hajdit, vogelushes se delire dhe kembengulese qe me miresine e saj zbuti forcen nazike te plakut qe kish braktisur njerezine e qytetit prej lirise qe gjente ne alpet tiroleze apo valsit gjithmone ngjyre blu ne perfytyrimin tim te Shtrausit mendjemadh qe ma sillte Danubin perjetesisht perrallor te ngrohte dhe ne kete muaj te fundit vjeshte. Me ftese te Wave Network dhe European Info Center do te isha pjese e nje konference me titullin “Ending gender – based violence against Women and Children” qe organizohej ne Vjene nga nje rrjet i fuqishem organizata feministe. E kisha dyshuar pjesemarrjen ne te tilla konferencash me tema te tilla ku qe ne krye ke pranuar te vetedallohesh si gjini. Isha tallur pa hile ne kete tryeze grarishtesh sepse nuk mund ta pranoja qenesine ndryshe nga tjetri. Ne konceptin tim, por dhe te çdo qenie tjeter me mend kur ti e pranon dallimin ne forme ankese je autodiskriminuar. Ne Shqiperine e sotme eshte krejt e zakonshme, krijimi i komuniteteve mbi bazen e dallimit. Jane me dhjetera shoqatat kulturore te krijuara duke iu referuar krahines. Me dhjetera jane dhe ato qe i referohen dallimit etnokulturor. Duke pasur si kriter themelor dallimin jane krijuar dhe shume shoqata dhe grupime te grave te Shqiperise. Keto shoqata, te krijuara per t’u dhene mbeshtetje grave, per te kunderpeshuar pabarazine qe ekziston ne vend ne kete rrafsh, a kane ndonje anetar te ndryshem ne gjini? A ka ndonje shoqate grash ku bejne pjese dhe burra? Ose, me sakte, a ka ndonje te tille qe ua ka hequr dyshimin burrave se te jesh veprimtar ne nje shoqate grash per te drejtat e tyre nuk eshte diçka dytesore, por paresore? Kurre s’isha puqur me keto qurravitje grash te cilat i kisha perbuzur me deshire. Por ja, ftesa me erdh dhe duhet te gatitesha, mire fort madje dhe per te referuar gjendjen ne vendin tim, ne Shqiperine time. Ne fakt, tema eshte me e gjere se kaq. Nje bashkebisedim per te forcuar kapacitetet mes rrjeteve mbi eliminimin e dhunes ndaj grave dhe femijeve, njohjen e gjendjes aktuale te vendit nga vinte çdo e ftuar, si dhe perpjekjet qe beheshin per te luftuar kete fenomen perfshire gjithçka mban brenda dhe zyra qe ti perfaqeson. Nuk ka mangesi ne komunikim, te gjithe mendojne dhe shpjegojne se kjo eshte nje lufte e vjeter sa vete njerezimi. Por une s’mendoj keshtu, u thashe folesve, kur mora fjalen. Dokumentet te ardhur deri ne ditet tona sugjerojne se gjate nje gjysme milion vjetesh qeniet njerezore kane jetuar ne komunitete te vogla ku te dy sekset gezonin barazine dhe madje ku grate zinin ndoshta nje pozite me te larte se burrat. Ah, u hodh Irisi, koordinatorja e konferences, me syrin tim te pare e kisha quajtur nje mikpritese alla shqiptare, ti ke te drejte vazhdoi me tej, por ka nje gje ne kete mes. Nuk eshte se ne po ankohemi, se e shoh, shkeli syrin brunia vjeneze, qe e paske merak kete pune, ne thjesht po deshmojme perse lindi kjo histori ndryshe? Perse duhet te dhunohemi ne te gjitha format? Ose me sakte perse burrat kane kaq shume deshire te na nenshtrojne? Nga buron kjo force? A e keni pyetur veten? Na u kthye te gjithave me nje pyetje forcerisht shigjete, drejt e ne sy. Biseda kish marre liri ne trajektoren e saj dhe tani ate s’mund ta ktheje dot mbrapsht per t’iu referuar te dhenave burokratike qe me merzisnin sa here raportoheshin. Ishte momenti me i bukur qe po jetoja kete dite te pare vjeneze ne Kolpinghauz Wien Zentral, aty ku dhe po zhvilloheshin oret e punes ne lobimin e rrjeteve mes organizatave feministe kudo ne Europe. Biseda po gjeneronte deshire dhe frymezim per degjim.

Pa ndalese ne mes hodha syte drejt dritares. Nuk mund te rrija edhe me gjate. Valsi i Danubit dhe balerinat fluturake me qendronin si miza pas mjaltit ne koke. Duhet ta mbyllja diskutimin per gjithçka e kishim nisur. Neser do te lindte nje hore e re, s’di pse m’u shqiptua kaq lehtesisht kjo fjale, hora si Horet e malit apo si lajmesit e rinj te nje dite te re. Erresira po e perpinte madheshtine e qytetit e bashke me te, me kish hyre frika se mos rrezikoheshin çastet e mia magjike te shetitjes krah rrugeve te saj, karrocave te bukura te shtruara me te kuqen e kadifenjte apo dhe embeltoret ne shitoret anes Schönbrunnit me aromen e tyre te sheqerte. Çudi, kisha menduar kur kisha prere bileten e avionit, ja tani ne Vjenen e Sisit qe me ngulmimin per te thyer kufijte e kohes se saj e kapercyer ato ne fund te shek. 19, me kish bere ta enderroja kete metropol perandorak dhe po per kete liri, a diçka me shume, “per t’u perplasur” ne ide dhe mendime me ca vjeneze tipike ne sjellje dhe maniera. Zoti kisha lexuar diku, ve ne levizje ne jeten e njeriut ca ngjarje sa madheshtore aq dhe te ngaterruara edhe thjesht per te vene ne prove ca momente fatale ne jeten e njeriut qe kane te bejne me friken e se pamundures dhe ndoshta ne kete mes nxit forcen tek ai (njeriu) per t’u perkryer. E pa keto shetitje neper bote, pa keto takime me gjithfaresojsh te Europes se perbashkuar, qe rastet e perndritura m’i sillnin t’i zbuloja si nje djallushe gjuetie e pagabueshme, pa keto pamje groteske dhe madheshtore te nje qyteterimi hijerende dhe endacak nuk do te kisha mundur ta pershkruaja Danubin si nje bote te beshme por ne te njejten kohe te brishte si bardhesia e mermerte e supeve te statujave ne Schönbrunn. Ngado qe te hedhesh syte, e ne çdo hap kendej te lind nje mendim. Ky eshte kryeqyteti ku Lordi Rotshild u be ornitolog, nje Varburg historian arti, nje Kasirer filozof, nje Sason poet, te gjithe keta por dhe shume te tjere iu binden se njejtes shtyse te pavetedijshme per t’u çliruar prej asaj qe e pati tkurrur njerezimin, prej etheve te ftohta te pushtetit dhe parase dhe ndoshta prej kesaj shpjegohet dhe deshira e fshehte qe duke u lartesuar shpirterisht njeriu largohet nga ajo qe eshte nacionale, patriotike dhe folklorike e shkrihet ne ate qe eshte mbarenjerezore. Ajo qe me godet sa hedh hapin drejt rruges ne Innere Stadt te Vjenes qe do te thote ne pjesen e vjeter te saj, ne kerkim te muzeve te shumte e te munguar nga vendi ku une vija eshte lidhja ime si historiane me shume sesa si patriote, me armet e Skenderbeut. Skenderbeu eshte nje figure e rendesishme e historise se Shqiperise. Armet e tij kane qene subjekt i adhurimit mitik. Sipas legjendave, shpata e tij ishte aq e rende sa vetem krahu i tij mund ta mbante. Ajo paskesh qene kaq e mprehte sa mund ta priste nje burre nga koka ne bel me pak mundim dhe te priste nje gur te madh ne dysh me nje goditje te vetme. Nga te gjitha ato qe na kane mbetur prej Skenderbeut jane vetem kater objekte: dy shpata, nje helmete veneciane dhe nje liber lutjesh. Per armet e tij kishim mesuar (helmeta dhe shpatat) se ishin pjese ne Koleksionin e Armeve dhe Armaturave ne Neue Burg, pasi kishin kaluar ne duart e shume fisnikeve qe nga shekulli i 15 kur u sollen per here te pare nga Shqiperia nga gruaja e Skenderbeut, Donika Kastrioti. Ndersa libri i lutjeve me shpjeguan se eshte i arkivuar ne Shtepine Publikuese Shelley ne Çelsi. Njeheresh dhe vetvetiu m’u ndez mendimi se keto kujtime historike, keto pasuri te luajtshme jane te miat, gjithçka per te cilen po kerkoja shpjegim, po, m’u ndjene te ishin te miat, ne mos te miat, te vendit nga une vija, shqeva syte pa dashje ne heshtje. Por nuk jam e sigurt nese vertet kjo ka lidhje me fisnikerine te cilen me sa duket per nje çast e humba, apo me qendrimin qe duhet te mbash ndaj nje malli qe te perket. Diku kisha lexuar se prona jote eshte pasaporta jote, kaq e vlefshme dhe e rende behet ajo nder vite e shekuj. Kete nuk e them per ndonje kompleks perulesie, por se paku per sjelljen kanunore dhe te ligjshme qe çdo njeri me mendje te ndritur do ta kish ndaj tokes se vet, ndaj mallit te vet. Nen ze qesha me kete ide marroke qe sapo ia kisha dalluar vetes. Vetes, po dhe ndoshta çdo qenie tjeter njerezore. Ora kish shkuar buzembremjes. Ishin net te ftohta tani ne Vjene megjithese Tirana vazhdonte te jetonte nje vjeshte te vonuar. Hera–heres mberrinin shtjella te thikta ere sidomos ne brigjet e Danubit qe mundohesha t’i perballoja me koken lart, ndoshta si nje sfide per ate çka kisha gjetur dhe s’e kisha marre, ndoshta se nje tjeter dite e bukur me priste me gjithe mengjesin gri ne shestim te mendjes me kafene vjeneze afer, ndoshta se kisha shume vende te tjera per t’u tretur, ndoshta se gjithmone i besoj asaj qe do te vij te nesermen.
Ne nje bote e cila shkermoqet nga shastisja e shumices qe nuk merren vesh mes tyre dhe nga ana tjeter sheshon diversitetet ne nje rrafshim anonim, problemi qendror eshte ai i diversitetit qe nuk mohon por misheron, ne veçorine e vet njerezoren e te perbotshme. Ndaj une ne diten e dyte me koleget e mia si Natashen nga Maqedonia, Irisin nga Austria, Elenen nga Moldavia, Mamuken nga Gjeorgjia, Martinen nga Turqia, Dushanen nga Sllovakia, Natashen e dyte nga Mali i Zi, Ursulen nga Polonia, Ehen nga Estonia, Marine nga Portugalia apo dhe Arditen nga Kosova isha çuar gazplote dhe hareshem t’i njihja ato me shume dhe nepermjet tyre diçka me shume rreth gjuheve kulturalisht te ndryshme prej vendeve nga ato vinin. Kuvendimi me to nga ana kulturore ishte gjithe pasion dhe me nje mikpritje te hareshme. Ne i shtronim pyetje te shumta njera–tjetres mbi ate se çfare ndodh kur grupimet sociale krijojne rrjete te brendshme per vetembrojtje, pra, kur jeta e shoqerise sundohet prej organizatash te ngritura mbi bazen e dallimit. Dhe diskutantet ishin te mendimit se kjo eshte asgje me pak se nje veteveçim, qe eshte nje forme moderne e getoizimit. Sot p.sh. u tha aty mendohet qe edhe femijet me kufizime shqisore: ne shikim, ne degjim, te mos shkollohen me vete, por te marrin mesime ne shkollen me te afert perse atehere ne u dashkemi te vetedallohemi nepermjet ketyre organizatave simotra kudo ne bote? A nuk eshte ky nje rrjet i ndertuar saktesisht per nje lloj veteveçimi madje dhe te legalizuar? Te ftuarve “zonja” me gjithe keto diversitete kulturash natyrisht nuk mund t’ia merrje lehte miratimin ne gjithe sa u thane. Hija e rende e “te ndryshmit” nuk e erresonte aspak ngrohtesine e kendshme te takimit. Kafenete e Vjenes ishin te dashura dhe ne oret e mbremjes me ate qetesine e tyre habsburgiane, gjate bisedave, te cilat shpesh rendoheshin nga uni i gjithsecilit kulturalisht i ndryshem e qe po aty lehtesoheshin nga mundesia per te permendur kuriozitete historike dhe artistike te njerit qytet apo tjetrit, per te shperthyer ne shaka me nje kenaqesi dashamirese e per t’u dhene pas artit te madh te se qeshures. Me Irisin e vazhdova biseden time edhe jashte dyerve te Kolpinghaus Wien Zentral, atje dhe ku qendronim e referonim. Gazetarja qe me percjell Sisin kaq bukur, tha se patjeter kishte deshire ta degjonte edhe referenca te tjera lidhur me gruan dhe çfare ajo duhet te jete dhe u gajas mes shoqeve te saj. Jo duhet te jete, mezi ç’prita une te saktesoja, ne fakt çfare ajo eshte. S’ka per çfare lufton, çfare ajo duhet te kete ne ndergjegje dhe çfare ajo ka ne te vertete. Eja, shtoi ajo, po vazhdove keshtu s’do te te kuptojne. Eja drejt rruges ne Schönbrunn, ke qene ndonjehere atje? Jo, po pse bashke do ta bejme? Rrudha vetullat une, isha gatitur ta shijoja plotesisht vetem ate pjese mbremjeje. Por Irisi me sy te vegjel boje qielli nuk me ktheu pergjigje. Me sa duket, vetem sa e kisha menduar kete fraze. Kujdesi me tjetren ma kish penguar ta leshoja me qesendi. Ne biseden me Irisin e cila e çmoi miqesine time, vura re se pavaresisht jo ne dukje, vjenezja ruante te njejtin mendim ne ate çfare filozofikisht shkruhet dhe sekretohet per gruan. Une nuk mund ta pranoja se perse ajo gjithmone i meshonte fjales “sekretim”, “kodifikim”, “koduar gjenetikisht”, kur biseda afrohej ne nje pike qe dukej sikur ishim afer zgjidhjes se fjalekryqit apo shkodifikimit. Me buze ne gaz, e kenaqur pas te shumtave pyetje kembengulese te miat, ajo shpjegonte se burrat thone se te gjithe jetojne ne nje strukture familjare, ata vazhdojne ta konsiderojne amesine si nje zgjedhje personale qe grate bejne per kenaqesine e tyre dhe per te cilen as burrat dhe as shoqeria nuk duhet te quhen pergjegjese. Burrat, vazhdoi ajo, veprojne sikur vazhdimesia e races njerezore te mos ishte nje nevoje per te gjitha qeniet njerezore. U mendova gjate pas kesaj, deshira per t’i treguar botes njerezore se Po, ne jemi ne gjendje t’i bejme te gjitha, m’u ndez vrullshem. Por kjo aspak per t’u dalluar nga gjysma tjeter e jona, aspak ne gare me tjetrin. Ne konceptin tim te te menduarit, s’mund te pranoja garen me tjetrin, me te ndryshmin, me shoqen, shokun a te huajin sikur e kishim degjuar rendom ne familjet tona, ose fundja siç ndodh jo vetem ne gjinine njerezore, garen per te qene me i forte nga tjetri. Sepse sado ligji i xhungles eshte ligji i cili ka ekuilibruar biosferen e Tokes, gjenezen e saj, mendoj e besoj se kjo lufte e perjetshme mes llojit apo i te kundertave do ta kish ngurtesuar ate nga frika qe sjell ky çast i mbrapshte, bota do te ish dalldisur nga oret e lume te saj, nga vrull i brendshem dhe i papermbajtshem qe kjo gare sjell. Natyrisht kuraja per te rrezikuar duhet te fillonte nga vetja dhe ne nje gare me veten njeriu do te duhej se pari te fitonte garen me dashurine. Dashurine per veten dhe se dyti tjetrin. Por mbi te gjitha, dashurine per te zakonshmen dhe harmonine e çdo dite, e cila rrezaton te fytyrat e secilit nga gjysmat e njeri-tjetrit, te afte edhe pse pa deshire, per te perballuar kaosin e perbotshem apo ngjarjen e pazakonte. Ne e harrojme shpesh dashurine per ngrohtesine e se perditshmes, aftesine per t’u ndier te shperblyer dhe te lumtur per ate qe e ben te mahnitshme rrjedhjen e kohes: per te ndjerit, per te shetiturit, per te lexuarit, per te shkruarit, per te ndertuarit, per te folurit, per te darkuarit, per te dashuruarit, per te qenet miq. E kunderta sjell veç shpirtra te pakenaqur dhe meskine te cilet e kerkojne rremujen thjesht nga dashuria per rremujen, gezojne per çdo tension dhe per çdo fatkeqesi te vogel apo te madhe, duke u krijuar idene se po luajne nje rol mbreselenes. Jeta ne te vertete merr shpesh dalldine prej ketij meskiniteti impotent qe prodhon deshtime publike dhe individuale.
Ne Europe nuk ka asnje qytet tjeter ku deshira per kulture te ish aq e zjarrte sa ne Vjene. Ndoshta ngaqe prej shume shekujsh monarkia, Austria, as nuk ka shfaqur ambicie politike dhe as nuk pati njohur ndonje sukses te veçante ne nismat e veta ushtarake, krenaria habsburgase i qe kushtuar me forcen me te madhe deshires per te fituar epersine ne fushen e artit. Ketu shkelqeu mbare bota muzikore e te pavdekshmeve si Hajdeni dhe Mozarti, Bethoveni, Shubert, Brahms dhe Johan Shtraus dhe gjenialiteti i ketij qyteti te muzikes arriti te shkrije keto kontraste ne nje realitet te ri, ne nje fryme te re, ajo per te cilen çdokush ne çdo kend te globit do te kish dashur ta vizitonte nje here ne jete, era vjeneze me kafene e saj te mengjesit. Mikprites dhe me nje ndjenje te veçante dashamiresie, ky qytet edhe sot pret ne gjirin e vet forcat me diversitetin me te thiket kulturor. Thuhet per te se eshte po kaq i mire sa arrin te zbuse edhe drurin e shtrember te alpeve afer Tirolit, ndaj dhe pyjet aty jane aq te drejte. Jeta eshte kaq e embel ne kete atmosfere pajtimi shpirteror sa çdo banor i ri njehsohet shpejt me sjelljet e reja qe te afrojne me njerezine e ketushme. Rruges drejt pallateve te qemoçme te oborrit mbreteror te aristokracise rrefejne histori te gdhendura ne gur. Me pamjen e Hofburgut pas shpine, rremoja ne çanten time per harten e qytetit qe ua kisha rrembyer qe ne aeroport stjuardesave gjatoshe flokeverdhe. Ja tek jam, ketu mes Hofburgut qe pati jetuar breza te tere perandoresh dhe Shenbrunit te mbetur ne fund te jetes se tij si nje pallat pa perandor, me Glorieten afer, ndertesen e vogel magjike nga ku mund te tresesh shikimin larg e mpire nga dalldia qe syri i lodhur prej pallateve gjigante prej betoni andej dhe nga une vija, s’kish kurrfare faji qe s’i bindej komandes bio-mekanike. Me tej, me shenje, kisha nenvizuar Katedralen e Shen Stefanit. Ja, ja tek eshte, atje ku paten rene ne gjunje princerit aleate te krishterimit per t’i shprehur mirenjohjen Perendise qe i pati shpetuar prej turqve ne betejen e Vjenes ne shekullin e 17. Vjena ishte nje qytet me shije te holle. Aty ku kish banuar Cvajg, Frojdi, Leoppold, e ku Akademia e Arteve te Bukura qendronte ne kete periudhe e deri pas Krishtlindjeve hapur deri vone pas mesnate, nuk kish si te mos te kultivonte e te ta perkorte shijen edhe me shume. Sigurisht qe nuk ish e veshtire qe ta rimendoje edhe nje here kete dashuri te tyre per artin dhe historine kur i shihje te flisnin ne çdo cep rruge a kend lagjeje per çdo aspekt nga me te rendomtat ne jeten e personazheve te tyre te preferuar. Ne fakt, limontia jone politike, varferia e nje vendi qe dhunon te vetet çdo dite, nje njerezi qe di te ndjeke mire jeten jo vetem politike te lidereve te saj s’mund ta percjelle ndryshe kryeqytetin austriak. Me taksime qe rriten çdo dite, me provat ende te pazbardhura te ngjarjeve tronditese te 21 janarit, me refuzimin qe iu be statusit te vendit kandidat, zhurmat lebetitese qe le pas gjuha e urrejtjes se politikaneve shqiptare te vetmen aule te tyren, atje ku ende merren me nenat dhe motrat e tyre, me grate dhe shoqet e punes, ku shoqeria eshte ende nje shoqeri kusherinjsh ne rreth te pare te dyte e te trete, me ofshamat e atyre te pastreheve qe ngrysen netet e vitit te ri ne qiell te hapur, per shkak te nje ligi te ashtuquajtur te drejte kundrejt pronarit dhe te tjereve qe e dhunuan banesen ku kishin lene nje pjese djerse te jetes se vet ne arkat e shtetit, i cili ne fund i perbuzi si nazistet hebrenjte me yllin e verdhe ne gjoks. Me Irisin ne krah deshiroja shume te flisja qe vendi im te permiresohej, per te gjitha keto e te tjera nençeshtje per te cilat do te doja vertet te kisha nje premtim per perfillje. Ne nje kohe kur perpara gjithe kesaj morie hallesh, bota me te drejte ndien njefare frike, e voton kunder nesh per arsyet e veta, e besoj fort se Europa e qete qe nuk bie ne sy, e qe nuk ben ç’eshte e mundur per te merituar nje Nobel, por qe e ndien bashkimin si nje ngjarje pa dalldi dhe te shkrire ne prozen e reales, ka kohe qe tregon ndaj nesh nje fytyre me familjare qe fal siguri dhe qe jep garanci per te shpresuar ne nje te ardhme te pranueshme.

Burimi: Gazeta Shqip
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more