Skip to main content

Kur Vetvendosje...


Kur i rrotullojke VV kerret e EULEX-it, u qartshe, se shih çka po bajnë këta barabat. Sot qe çka na doli EULEX-i.

Kur i rrotullojke VV kamionat me mall Serbie, këqyrshe shtrembët. Sot miliardat vazhdojnë me i shkue ekonomisë së Serbisë, e cila i përdor kundër teje.

Kur e rrotullojke VV qytetin se negociatat s'bajnë, na u idhnojshe që po ta prishim teraqellëkun n'terasë të kafiqit. Sot Serbia hala zullimin s'ta ndalë.

Kur i rrotullojshin deputetët e VV-së dajak nëpër asfallt sa dojshin me e parandalue shitjen e KEDS, u bajshe kishe s'po sheh. Sot po të sillet dhoma kur po të vjen fatura e rrymës.

Kur i rrotullojke VV do tulla me i thye 2-3 xhama, që ti me i pa hajnat brenda institucioneve kah i vjedhin milionat, ti na shajshe qe po e dëmtojmë pronën publike, që nuk e ka tejkalue kurrë ma shume se 300-400 euro. Hajt, qe, 1000 euro. Qe bre edhe 5000. Sot qata hajna ta kanë bllokue shtetin.

Edhe sa fatkeqësi duhen me i ndodhë këtij vendi të shkretë, ma, të cilat VV i ka parashikue disa vjet ma parë, por ti i ke shti veshtë në lesh qatherë, e sot e vuen çdo gja që ka mujtë me u parandalue shumë moti? Plus hala me vazhdue me thanë që VV s'po i din gjanat? Ma, breh!

Pikërisht pse VV po i din këto gjana, po i parasheh edhe po ofron zgjidhje për çdo problem 4-5 vjet pa u paraqitë vetë problemi, ti ishe dashtë me e përbi qat krenari, me e gjuejtë qat inat në kantë të bërllogut, me i mbathë këpucët edhe me ardhë te zyra e VV-së, me u anëtarësue, edhe bashkë me punue pa u ndalë deri ta kfillim këtë vend.

Vetë s'kemi me mujtë as ti, as na.

Burimi: Fisnik Ismaili
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more