Skip to main content

Lamtumirë akuj të mërisë, mirë se vini ujëvare të bujarisë


Gjendemi në prag të Festës së Bajramit. Buzë gëzimit dhe haresë. Festë kjo që të ndërmend gjëra gazmore, flijuese dhe pikëlluese.
Gazmore; sepse nesër si asnjëherë më parë jemi bashkë; i pasuri me të varfërin, pushtetari me qytetarin e thjeshtë, punëdhënësi me punëtorin, i bardhi me të ziun, shqiptari me jo shqiptarin, fëmija me të moshuarin, i sëmuri me të shëndoshin, i gjalli me të vdekurin dhe i liri me të burgosurin. Pikërish kjo vargore ta kujton urtësinë e jetës. Nesër po kështu do të gjykohemi përpara Gjykatësit Absolut, por vetëm në sajë të veprave tona dhe jo të pozitave që i kishim në këtë botë. Do të jemi bashkë, ndoshta fizikisht jo me të gjithë, por shpirtërisht të gjithë që besojmë dhe adhurojmë një Zot, do të jemi një. Akujt e mërisë mes nesh, qysh në mëngjes, qoftë edhe në mungesë të rrezeve të diellit, mbase edhe po nuk deshëm, vetë zemrat tonë do të gufojnë për t’u bashkuar dhe pajtuar me njëri-tjetrin. Ato do të bashkohen, për të rinisuar një drejtim të ri në rrugën e vjetër.
Flijuese; sepse na kujtohet gadishmëria e të Dërguarit Ibrahim (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) dhe e djalit të tij Ismailit (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) për ta kryer një urdhër të Zotit, paçka se ishte e dhimbshme për këta dy krijesa. Zoti Fuqiplotë nuk ka mundësi ta urdhërojë të keqen për krijesën e tij më të bukur, por thjesht, ajo qe vetëm një sprovë me rrëshirë mësimesh.
Pikëlluese; sepse nesër si asnjëherë më parë, na kujtohen jetimët, skamnorët dhe të burgosurit, kush me faj e kush pa pikë faji. Ata do të duhet të gëzohen. Patjetër të gëzohen, ashtu siç është e patjetërsueshme ndihma dhe mishërimi i të gëzuarve me këtë kategori.
Paçit ditë të lumtur nesër e përjetë. Zoti ia pastë pranuar të gjitha adhurimet. Le të jetë nesër zemra jonë ujëvara më e gjatë dhe më e gjerë në botë. E gëzofshit, ju të gëzuar dhe ju të pikëlluar Festën e Bajramit.
Me ç’rast, shfrytëzoj rastin t’i kërkoj falje gjithë atyre që ndonjëherë në ndonjë shkrim a koment timin kanë mundur të ndihen të fyer, kuptohet duke mos pasur unë qëllim fyerjen, sepse qysh në vegjëli prej prindërve jam gatuar të mos e fyej askënd, madje edhe atëherë kur nënçmohem rëndë. Sidoqoftë, jemi njerëz, pa dashje mund ta kem ngushtuar dikënd. Nga ana ime të gjithëve fal ju qoftë për çdo gjë. Ju që më doni dhe ju që më urreni. Zoti ia faltë gabimet dhe ju udhëzoftë!

Burimi: Iljasa Salihu
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more