Ndarja e Maqedonisë do të ishte e dhembshme. Do të kishte pasoja të
mëdha për disa vjet radhazi, por zhvillimi i luftës mes palës shqiptare
dhe pushtetit të Maqedonisë ishte edhe me më shumë pasoja, paçka se
arritëm t’i përshpejtojmë proceset tona, për të ngecur së fundmi në
pezhishkën e Gruevskit. Në rregull do të ishte ruajtja e kufijve të
Maqedonisë po të mos ishte bërë fare luftë. Franca dhe Gjermania
zhvilluan luftë të përgjakshme mes tyre, por si dy shtete dhe sot secili
është krenar me shtetin e tij, pavarësisht pasojave, madje edhe paqja
në këtë rast lehtë arrihet. Pastaj këto dy shtete ndërtimin e paqes e
filluan prej shteteve të tyre dhe jo brenda një shteti, pavarësisht
pakicave të mbetura. Ata paqen dhe marrëdhëniet ndërshtetërore i
ndërtuan dhe i rregulluan duke u marrë me ekonomi dhe jo vetëm me
histori, ashtu siç bën shpura jonë udhëheqëse. Ndërsa të luftosh në të
njëjtin vend dhe pastaj në të njëjtën shtëpi të bësh paqe me atë që deri
dje u vratë dhe u pretë, është më tepër se e pakuptueshme, si dhe
pasojat rrjedhëse po i shohim dhe përjetojmë çdo ditë.
Burimi: Iljasa Salihu
Lexo edhe:
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: