Skip to main content

Rendi Ri Botëror dhe ‘të Ndriturit’ (Illuminati)

                           


Kur flitet per “të Ndriturit” (Illuminati) apo për një “Rend te Ri Botëror shumë njerëz mendojnë se bëhet fjalë për ndonjë përrallë që nuk ka asnjë lidhje me realitetin.

Ne fakt televizionet dhe gazetat e medha nuk dëshirojnë të flasin rreth këtij argumenti dhe ato pak site interneti e trajtojnë këtë temë si diçka të ekzagjeruar dhe irreale, duke ia humbur kështu besueshmërinë. Por, duke analizuar pak më thellë realitetin që na rrethon , ndoshta jo gjithshka është e shpikur. ç

Kush janë ‘të Ndriturit’? Ashtu siç e thotë vetë fjala janë mbartësit e ‘Dritës’, por drita e tyre me sa duket është Satanai. I përkasin këtij grupi ezoterik 13 familjet më të pasura dhe janë personazhe të cilët komandojnë me të vërtetë botën: ASTOR, BUNDY, COLLINS, DUPONT, FREEMAN, KENNEDY, LI, ONASSIS, ROCKFELLER, ROTHSCHILD, RUSSELL, VAN DUYN, MEROVINGIENE.

Karakteristika tyre është fakti se fshihen në sy të publikut dhe janë shumë të kujdeshëm per të mbajtur lidhjen e gjakut brez pas brezi pa ndërprerje.

Fuqia e tyre qëndron tek e padukshmja dhe ekonomia duke u bazuar tek shprehja se “paraja krijon pushtet”.

Një nga bizneset më të mëdha për të bërë para është ai i drogës.

Droga është një substance ilegale në të gjithë botën dhe në disa vende trafikuesit mund të dënohen edhe me vdekje. Atëherë lind natyrshëm pyetja: “Si është e mundur që OKB-ja dhe Shtetet e ndryshme nuk arrijnë ta frenojnë prodhimin e saj?”.

Në Kolumbi prej disa vitesh agjencia amerikane anti-drogës (DEA) është e angazhuar kundër prodhimit të kokainës, por realiteti tregon se konsumi i kësaj droge në dekadat e fundit është rritur në mënyrë konstante. I njëjti fenomen rezulton edhe në Afganistan, ku prodhimi I ‘opiumit’ është dhjetëfishuar që kur ushtria amerikane ka pushtuar këte vend. Në Marok ekistojnë plantacione të mëdha me kanabis nga të cilat nxirren 3.000 tonellata (3.000.000 kg) hashash.“A nuk është e mundur që këto plantacionet të lokalizohen dhe te digjen? Apo diçka e tillë do të prekte interesat e disa individëve?”.

Ne qoftë se mendojmë për situatën aktuale të planetit tonë konstatojmë se në çdo kontinent ekzistojnë luftëra civile e fetare, dhunë, korrupsion edhe në vendet më të zhvilluara, përdorimi gjithnjë e më i madh i drogës , varfëria në rritje të vazhdueshme, kontrolli i mediave, largimi i njeriut nga besimi tek Zoti etj. Te gjitha elemente të cilat dobësojnë qeveritë dhe manipulojnë masat, në mënyrë të tillë që të arrihet plani i një ‘Rendi të Ri Botëror’.

Në një deklaratë John Kennedy thotë : “Në të gjithë botën jemi përballë me një komplot monolit dhe të pamëshirshëm, i bazuar kryesisht mbi mjetet sekrete, për të zgjeruar sferën e tij të ndikimit, mbi depërtimin në vend të pushtimit, mbi përmbysjen në vend të zgjedhjeve, mbi kërcënimin ne vend të zgjedhjes së lirë. Eshtë një sistem që ka rekrutuar burime të mëdha njerëzore dhe material në ndërtimin e një makine efikase, që ndërthur operacione ushtarake, diplomatike, inteligjence, ekonomike, shkencore dhe politike.”

Thuhet se kjo deklaratë i ka kushtuar jetën Kennedy-t.

Nga Iva Bërxolli
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more