Skip to main content

Të duash dhe të duhesh...


Të duash dhe të duhesh nga ai (ajo) që e don, ajo është gjithçka.
Një njeri shumë i varfër jetonte me gruan e tij.
Një ditë, gruaja e tij, e cila kishte flokë shumë të gjata e pyeti atë të blejë një krehër për flokët e saja që të rriten mirë dhe të jenë të ujdisura mirë.
Njeriu u ndie shumë keq dhe i tha jo. Ai i shpjegoi asaj se ai nuk kishte mjaft para të rregullonte rripin e orës së tij i cili ishte këputur. Ajo nuk insistoi në kërkesën e saj.
Njeriu shkoi të punonte dhe kaloi pranë një dyqani për orë, e shiti orën e tij të dëmtuar për një çmim shumë të ulët dhe shkoi të blejë një krehër për gruan e tij.
Ai erdhi në shtëpi në mbrëmje me krehërin në dorën e tij, i gatshëm t'ia japë atë gruas së tij. Ai u befasua kur e pa gruan e tij me një prerje flokësh shumë të shkurtër.
Ajo i kishte shitur flokët e saja dhe mbante në dorën e saj një rrip të ri për orën e dorës së tij.
Lotët rrodhën në të njëjtën kohë nga sytë e tyre, jo për kotësinë e veprimeve të tyre, por për dyanshmërinë e dashurisë së tyre.

Morali i këtij tregimi: Të duash është asgjë, të duhesh është diçka, por të duash dhe të duhesh nga ai (ajo) që e don, ajo është GJITHÇKA.
Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
''Besimtari me iman të plotë, është ai që është më i sjellshmi, dhe më i miri prej kush është ai që është më i miri për gratë e veta.'' (Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi).
Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte pyetur se cila është gruaja më e mirë, dhe ai ishte përgjigjur:
''Ajo që e kënaqë atë (burrin) kur ta shikojë, që i bindet atij kur t'i thotë diçka dhe që nuk bën diçka që ai nuk e pëlqen sa i përket vetvetes ose pasurisë së tij.'' (Transmeton Ahmedi).
Transmetohet nga Abdullah Ibn Amër El-Asi, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
''Kjo botë nuk është asgjë tjetër përveç një përjetim i shkurtër, ndërsa gëzimi më i madh në të është një grua e mirë.''
(Transmeton Muslimi).
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more