Atyre që përgjatë luftës të paktën një herë i ka fishkëlluar plumbi
sipër kokës, as në mendje nuk do t’i shkonte që për një punësim t’i
marrin nga dy mijë euro apo më shumë se kaq. Këta nuk kanë luftuar, por
kanë aktruar në luftë, ose kanë gënjyer se kanë qenë pjesëmarrës të
luftës. Luftëtari është burrë në luftë dhe kryeburrë në paqe. Nëse thoni
se disa luftëtar po korruptohen, atëherë unë ju pyes se çka do të
thoshit nëse këta me shpirt të korruptuar të kishin rënë dëshmorë?
Sigurisht, sot do t’i kujtonim me krenari. Po këta nuk e merituan një
gjë të tillë, madje as denjësinë në kohën e paqes, prandaj nuk janë ata
që ju mendoni se janë. Luftëtari nuk korruptohet dhe pikë, sikundër që
besimtari nuk i adhuron idhujt. Nëse ju thoni se kemi argumente se një
ish akëcil luftëtari është korruptuar, atëherë unë ju them se ai nuk ka
qenë luftëtar, por hipokrit në kohën e luftës!
Burimi: Iljasa Salihu
Lexo edhe:
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: