Skip to main content

Ese: N’det - shkruar nga Guxim Klinaku

N’det

Anija po rrugëtonte me sukses e trimeri duke qare valet. Ajo përplasej me to duke luftuar dhe duke mos i’u trembure aspak atyre perbindeshave te cilet ngriheshin lart e me lart dhe godisnin papushim anijen. E tundnin fort. Por prap se prap ajo nuk rrezohej sepse donte edhe ajo te mberrinte ne token ku ishim nisur te gjithe, ne atdhe.
 

Se shpejti do te gjendeshim ne brigjet e arta te Vlores, ne ato brigje qe si kisha pare tash e sa kohe, po mbusheshin afro tetëmbëdhjet vite. Me kujtohet si sot ajo dite kur ndava nga familja, nga te afërmit dhe nga shokët e ngushtë të fëmijëris, për të marrë rrugën e mërgimit. Nuk mund të flas askush për këtë rrugë aq të mundimshme, të dhimbëshme, e të lodhëshme pa e përjetuar vet, është vërtet diçka që ta këput zemrën e të bën të qash si fëmijë në dtën kur i thua “Lamtumirë” dhe në ditën kur i thua “Mirëmëngjesë”. Por shqiptar do jem si në atëdhe si jashtë tij, u munduam sa do pak ne mërgimtarët që ta ngrijmë në këmbë atdheun e ti themi “Zgjohu se të ka ardhë dita të buzëqeshësh me shpirtë”. Të digjet zemra, të bëhet vërtet prush. Me të huajt nuk mund ta kaloja mirë, ndjehësh i mospërfillur në një shoqëri e cila dallon prej trungut e gjerë në majë nga ty.
 

Kishte kohë të gjat që nuk dëgjoja njëri të fliste gjuhën e bukurë shqipe, dhe në ato çaste fillon të mërzitesh, të qash, të bërtasësh sepse nuk mund të përshtatesh asesi në atë vend që të dukët vet ferri . Sa do të doja të kisha një shoqëri ku flitej shqip, kishte zakone shqiptare, dhe të më priste si shqiptar i vërtet.
 

Por është e domosdoshme që në një të ardhme të largët, apo të afërme të përshtatesh në një mënyrë, me këtë nuk dua të them se fillon ta harrosh atdheun por fillon ta njohesh një vend tjetër.
 

Tani ishte natë dhe nuk mund të shihejë asgje perveq detit poshte, dhe qiellit lart, ngjyra e dy hapsirave të pafundme dallohej shumë pak, dallimi më i madh i tyre mund të shihej vetem afër anijës ku pas saj kishte shkumë të baardhë të dendurë e cila dallohej shumë nga deti e qielli. Ajo shkumë e bardhë ishte e vetmja gjë që mund të shihje në atë natë. Binte shi i lehtë dhe era ishte ndalur, por përsëri valë kishte.
 

Të gjithë kishin fjetur, bile edhe kapiteni po mundohej të bënte një sy gjumë, unë me qëllim nuk doja të flija, i’a kisha ngulurë sytë dritarës së kalburë duke e pritur me padurim fenerin i cili do ti ndriqonte brigjet e mëmëdheut. Ishte qetësi e plotë. Nuk dëgjoheshin as insektet e as era. Kisht vetëm lëkundje të forta të cilat mund edhe të përplasnin në tokë e të thyejnë ndonjë bri.
Ah sikur në ato qaste ta kisha një shqiptar me të cilin do të flisja me gjith qejfë.
Yje kishte, jo edhe aq shumë, por njëri nga ta nuk dukej ende, priste ndrqimit e fort të diellit, atë yll e prisja edhe unë, perderisa yjet lindin me errësirën, ylli që prisja linde me diellin, me ndriqimin me të vërteten e pathyeshme. Ishte toka nanë, ylli i cili më ngrohë në gjirin e vet po aq sa dhe dielli, bile edhe më shumë . A mund të jetohet pa të? Aq sa është e nevojshme dielli për jetesë është edhe atëdheu. Pa diell, njeriu vdes në vend, pa lotë, pa dhimbje, pa “Oh”, sa mirë. Kurse pa atdhe, piqesh i gjallë, nuk të djeg flaka, por malli, dhe dhimbja, të cilat të djegun më shumë se zjarri. Nuk do ta dëshiroja kurrë një jetë pa atëdhe, ashtu sikurse nuk do ta dëshiroja një jetë pa prindër. Sepse ata janë arsyea e jetës time.
 

Koha më dukej e gjatë, shumë e gjatë, nuk mund të prisja ashtu shtrirë në shtrat pa lëvizurë. Ishte diçka tepër e bezdisëshme të qendroja ashtu për një kohë të gjatë. U ngrita, mora nje penë dhe një letër dhe shkruajta:
I dashurë shoku Francisko

Me anën e kësaj letëre, të përshëndes nga thellësia e zemrës sime. Të uroj fat në jetë, dhe të them njëherë e përgjithmon lamtumirë.
Ti pate fatin të jetoje në atdheun tënd i lirë,mes shokësh bashkombas. Tani kam edhe unë fatin që po kthehem në atëdhe, në mes shqiptarve të cilën nuk i njohë mirë por i kam në thellësin e zemrës.
 

Tani teksa po shkruaj këtë letëër po më pikojnë sytë të mbushurë lotë dhe po bien në shkronjat të cilat po mundohem ti thuri. Po kthehem në atëdhe, nuk dua asgjë më shumë në jetë, është dëshira ime e fundit, të paktën kështu mendojë unë. Ndarja nga ty ishte diçka tepër e dhimbëshme, më pëelqente shoqëria me ty, më pëlqenin bisedat, dhe sidoms shakat që më argëtonin pa masë.
 

Tani më thirri atëdheu ta mbrojë edhe me pushkë jo vetëm me zemër, dhe këtë do ta bëjë me qejf sepse ai më lindi që ta mbrojë, këtë e bëjë pa hezitim.
 

Nuk mendoj se ka shqiptar qe bie ne kundershtim me fjalet qe thash, i till eshte populli im i varfër e i dashurë, jep jetën për atëdhe, e për të mos vdekur kurrë.
 

Të kam folurë për historinë e shqiptarve, po mundohemi ta vazhdojm rrugën e Skëndërbeut, duke e mbrojture atdheun nga Turqit, dhe Sllavët. Dy palët për ne janë njësoj që me një fjalë i quajmë “Të kqinjë”.
 

E përfundojë këtë letër me një fjalën “Lamtumirë”

Shoky ytë, 05.5.1907, deti Jon
Mora letrën të cilën e shkruajta duke fshirë lotët që më kishin bërë qull fytyrën, dhe e futa në një shishe të rakisë, e mbylla me kapakë, dhe e izolova mirë. E hodha në detë me mbishkrimin: “Për Francisko del Kristo”.
 

Më nuk më kujtohet asgjë përveq që rashë edhe një herë në shtrat.
 

Mëngjesi i asaj dite ishte i mirë me diell, dhe tani dukej mirë ylli që prisja. Kur i hapa sytë u zgjova menjëherë te dal në bordin e anijës, mu mbushën sytë, mu rrënqethë trupi dhe më vinte të qajë me zë gëzimi, po shiheshin brigjet e ishullit Sazan, edhe pse i thjesht, më dukej sikur aty ishte e tërë bota, tërë gëzimi, tërë knaqësia, tërë jeta ime. Pas tij dukej edhe Vlora ku do të zbrisnim ne.
 

E tërë jeta ime kishte rrënjët aty, dhe tani mund të jetoja pa mall të zjarrt edhe pse kjo jetesë mund të më qoj në vdekje.
 

Kur zbreitëm në tokën tonë të gjithë qanin, di vetëm se morëm pushkët dhe dolëm në malë ta kalonim pjesën tjetër të jetës, duke u bashkuar me trimat. Për lirinë e Shqipërisë.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more