Fashitja e moralit, shkërmoqja e ndërgjegjes dhe humbja e dinjitetit,
bëri që vrasësi të dënohet me një burgim qesharak shtëpiak dhe
profesori, politikani dhe ish rektori të mos kërkojë prej studentes
dituri, por shërbim përmes gjymtyrëve për ta kënaqur kështu një kafshë
me pamje njeriu. Ashtu siç kam shkruar edhe më herët, shoqëria jonë po
nuk ju krikthye vlerave morale, të kota do të jenë titujt, zhvillimi
teknologjik, politikanët pedantë dhe gjithçka do të jetë e kotë. Fatkeqësisht,
fashitjen e morali për ta hapur kështu derën e të këqijave, pa u skuqur
fare e mundësuan këngëtaret tona, disa shkrimtarë tanë që e përurojnë
degjenerimin përmes romaneve dhe disa profesorë që i kalojnë studentetet
jo në sajë të asaj që kanë mësuar, por në sajë të bukurisë së tyre dhe
gadishmërisë së ndonjërës për t’ia bërë ndonjë “të mirë” profesorit “pa
grua” në shtëpi.
Burimi:Iljasa Salihu
Lexo edhe:
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: