Skip to main content

Kush është 007 shqiptar, Iliaz Bazna, mbret i spiunazhit botëror (Video)

Një nga çështjet më të famshme të spiunazhit gjatë Luftës së Dytë Botërore është ajo e një shqiptari nga Kosova më emrin Iliaz Bazna, ose me pseudonimin e tij “Cicero” apo 007 shqiptar, që vazhdon të jetë një temë kryesore në mesin e historianëve dhe shkrimtarëve në lidhje me rolin dhe ndikimin e tij gjatë një prej ngjarjeve më të mëdha në botë, raporton agjencia e lajmeve Presheva Jonë duke  referuar burimeve të CIA-s

Po kush është 007 shqiptar me renome botërore ?

Iliaz Bazna alias “Cicero” ka lindur në një familje shqiptarë në Prishtinë në vitin 1904, në atë kohë e njohur si Perandoria Osmane. Përveç kësaj, sipas dokumenteve të CIA-s (Central Intelligence Agency), konfirmohet që çështja “Cicero” është një nga historitë më të famshme të spiunazhesh të epokës sonë. Kur Lufta e Dytë Botërore filloi në vitin 1939, gjermanët dhe italianët pushtuan Ballkanin, duke okupuar të gjitha vendet përfshirë edhe Shqipërinë dhe zonat e banuara me shqiptarë.

Turqia ishte i vetmi vend në Ballkan që nuk ka marre pjesë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi që vendosi të mbetet neutral. Në vitin 1939, në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, britanezët angazhuan “Ciceron” si një asistent personal të ambasadorit britanik Sir Hughe Montgomery Knatchbull-Hugessen.

Megjithatë, në të njëjtën periudhë, britanezët nuk ishin në dijeni se edhe Hitleri kishte angazhuar spiunin shqiptar për të ofruar shërbimit e tij për gjermanët. Ndërsa britanezët u përpoqën për të përfituar nga shërbimet e “Ciceros”, spiuni shqiptar vodhi dokumentet sekrete dhe konfidenciale në ambasadën britanike në Turqi, të cilën ai më pas i dorëzoi gjermanëve.

Si rezultat, “Cicero” është paguar shuma të mëdha, kryesisht në funta britanike të falsifikuara, rreth 100.000, për shërbimet e tij. Në atë periudhë, kjo ka qenë një shumë mjaft e konsiderueshme.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, përdorimi i parave të falsifikuara ka qenë një element kyç në përpjekjet e Hitlerit për të shkatërruar dhe për të destabilizuar ekonominë e Britanisë duke përdorur para të falsifikuara për të krijuar inflacion, siç argumentohet nga gazetari i mirënjohur amerikan, John K. Cooley, në librin e tij “Currency Wars”, ku ai gjithashtu i kushton disa seksione për spiunin shqiptar. Veç kësaj, gjermanët nuk e vlerësuan çdo informacion që u komunikua nga “Cicero”, pasi ata kishin frikë se ai ishte një spiun britanik.
Megjithatë, “Cicero” ofroi informacione shumë të vlefshme për gjermanët, të cilat mund të kishin ndihmuar Gjermaninë naziste për ta kthyer rezultatin e Luftës së Dytë Botërore në favor të tyre. Sipas shumë burimeve, “Cicero” paralajmëroi për zbarkimin e aleatëve në Normandi në Francë (Operation Overlord), një betejë historike dhe një pjesë thelbësore për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore, të cilën gjermanët e konsideruan si dezinformatë.

Kjo doli të jetë një gabim shumë të kushtueshme, pasi që më 6 qershor 1944, aleatët zbarkuan me sukses në brigjet e Normandisë në Francë dhe filluan çlirimin e Evropës.

Roli i shqiptarit, Iliaz Bazna, ende nuk është harruar – shumë filma dhe libra janë shkruar rreth tij, si filmi “Five Fingers”, ku një actor, duke luajtur rolin si Iliaz, përmend ndërsa ka një bisedë me një zonjë se ai është shqiptar (53:39) kur ai përgjigjet në pyetjen rreth origjinës së tij, dhe më tutje libri “The Cicero Spy Affair: German Access to British Secrets in World War II” e cila është në dispozicion në portalin të mirënjohur Amazon.

Së fundi, pasi që Lufta e Dytë Botërore përfundoi më 2 shtator 1945, burime të ndryshme konfirmojnë që “Cicero” u zhduk dhe vazhdoi jetën e tij në Turqi si një njeri i varfër dhe jo më një spiun, transmeton agjencia e lajmeve Presheva Jonë.

ImageImageImage
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more