Lirimi i përkohshëm i kasap kriminelit, Sheshelit, është vetëm një
argument më shumë se në këtë botë nuk kemi drejtësi, por vetëm mëtim për
drejtësi. Unë që jam besimtar e kam lehtë; fundja nëse i shpëton
gjykimin në këtë botë, amshimit assesi nuk do t’i shpëtojë! Më dhimbsen
ata që mendojnë se gjithçka do të fillojë dhe do të mbarojë në këtë
botë; nuk do të mbetet asgjë për në atë botë. Në sajë të kësaj bindje të
gabuar, kryekasapi i Ballkanit, Milloshoviçi dhe vagonët e tij,
më së lehti paskan shpëtuar, ngaqë assesi nuk arritën të dënohen krahas
llahtarisë që e kishin krijuar. Fëmija që u masakrua ende pa lindur
mirë, do të kërkon llogari patjetër, meqë në këtë botë nuk e mbërriti
një gjë të tillë. Ai nuk e pa vrasësin, as që e njohu, por një ditë
patjetër se do të njihen dhe do të sqarohen gjer e gjatë mes veti,
përndryshe çdo kuptim dhe logjikë për gjithçka duhet të rrënohet. Falë
Zotit, që nuk përfundon asgjë me përfundimin e jetës sonë në këtë botë!
Burimi:Iljasa Salihu
Lexo edhe:
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: