Më lehtë se ne vështirë se dikush përçahet. Sakaq dhe sa keq, më
vështirë se ne vështirë se dikush pajtohet. Madje edhe atëherë kur nuk
pajtohemi, nuk e pranojmë një mospajtim zyrtar, por bëhemi se gjoja mes
nesh asgjë nuk ekziston, kurse në të vërtetë ndasitë tona të panevojshme
prekin edhe shtresat më të thella të tokës. Kësaj i thonë hipokrizi,
ndërsa këtë gjëmë hipokritët nuk po e quajnë mëkat i madh, por aftësi.
Përditë çuditë e popullit tim po ma vrasin vetë çudinë, gjë që nesër
mund të mos habitem për asgjë. Vetëm atëherë, kjo mendësi do të jetë
fundi i njeriut dhe pragu i robotizimit të tij. Ti mund të bëhesh edhe
robot, por nesër do të përgjigjesh, shpërblehesh apo do të dënohesh
vetëm si njeri!
Burimi:Iljasa Salihu
Lexo edhe:
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: