Në Maqedoni pakëz u rritën rrogat, ndërsa shumë u rritën edhe çmimet e
gjobave, kur dihet mirëfilli se do të mjaftonte çmimi i kaluar i gjobave
nëse do të dënoheshin ata që e meritojnë dënimin. Nuk ka nevojë të
rriten çmimet e produkteve me qëllim që pronarët e ndërmarrjeve tregtare
dhe prodhuese të arkëtojnë sa më shumë mjete financiare. Do të
mjaftonte të rritej mundësia e konsumatorëve për të blerë sa më shumë
produkte. Edhe kështu pronarët do të pasuroheshin, duke i lënë njëkohësisht
të kënaqur edhe blerësit. Kësodore, do të mjaftonte të respektohej
ligji për gjoba dhe jo dimensioni fiskal të ngjeshet duke i mbytur ata
që nuk kanë njeri të njohur në piramidën e pushtetit. Nga kjo mendësi e
mbrapshtë fiskale dhe juridike, del se kishin pasur të drejtë francezët
kur thoshin: “Ligjet i miratojnë dhe i shkelin të pasurit, ndërsa
ndëshkohen vetëm të varfrit!
Burimi: Iljasa Salihu
Lexo edhe:
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: