Skip to main content

Shqipja nder 3 gjuhet me te vjetra ne bote, teze e padiskutueshme

                                              shqipja

Sipas një studimi  “New York Times” rendit armenishten si gjuhën e parë më të vjetër në botë, e dyta është greqishtja, e më pas vjen shqipja, prej nga rrjedhin shumë gjuhë të tjera.  Ndikimi i gjuhës shqipe në gjuhët e tjera në rajon, dhe pohimet se shqipja është gjuha më e vjetër vazhdojnë të jenë temë diskutimi dhe debati në Ballkan. Kjo për shkak se teoria përmban implikime të shumta etnike dhe politike dhe ushtron një ndikim të mundshëm në pretendimet e shteteve moderne për territore të kontestuara. Sipas gazetës prestigjioze amerikane “New York Times”, gjuha shqipe radhitet në mesin e 3 gjuhëve më të vjetra të botës. Në studimin e publikuar dje dhe të përhapur rrufeshëm në të gjitha sitet online, paraqiten fakte se gjuha shqipe është ndër gjuhët më të vjetra të botës, madje si gjuhë është praktikuar që në kohën e Greqisë së lashtë.

“New York Times” rendit armenishten si gjuhën e parë më të vjetër në botë, e dyta është greqishtja, e më pas vjen shqipja, prej nga rrjedhin shumë gjuhë të tjera. Në fakt, kjo ka qenë tezë për shumë albanologë shqiptarë, të cilët gjithnjë kanë argumentuar se gjuha shqipe burimin e ka në gjuhen indoevropiane, e cila ka gjetur përdorim që në kohën para lindjes së Krishtit, respektivisht para epokës së re.

Si argument mbështetës të asaj që pohon në studimin e saj prestigjiozja “New York Times”,  po u referohemi më poshtë kërkimeve shkencore nga të huajt që dalin në këto konkluzione shumë më herët. Në shekujt XIX dhe XX, shkenca e gjuhësisë krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoevropiane. Të shumtë ishin shkencëtarët që bënë emër në këtë drejtim, ku mund të përmendim filologun Gotfrik Lajbnik (1646-1717), i cili deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja. Hans Tunman pak më vonë (1746-1778), historian suedez, profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë, ishte albanologu i parë që studioi shkencërisht origjinën e gjuhës shqipe. Ai bëri kërkime në burimet greke, latine, bizante dhe studioi fjalorin tregjuhësh sllav-grek-shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770.

Hans Tunman arriti në përfundimin se, shqiptarët janë vazhdues autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizua dhe as u asimilua nga dyndjet e mëvonshme.
Johan Fon Han, 1811-1869, austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë, iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me mendjendriturin, gjuhëtarin shqiptar, Kostandin Kristoforidhi. Botoi tri vëllime ‘Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë’ dhe nxori përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.

Franc Bop 1791-1867, profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoeuropiane, botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxori përfundimin se shqipja bën pjesë në familjen indoevropiane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër. Dhimitër Kamarda, filolog italian me origjinë shqiptare, botoi veprën ‘Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’ më 1864, ku vërtetoi me dokumente lashtësinë e gjuhës shqipe si një gjuhë ndër më të vjetrat në botë. Gustav Majer, 1850-1900, profesor austriak në Universitetin e Gracit, anëtar i Akademisë së Shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke, botoi librin ‘Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoevropiane’ në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.

Norbert Jokli, 1887-1942, gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute, bibliotekar në Universitetin e Vjenës, ua kushtoi gjithë jetën studimeve të gjuhës shqipe.

Linguisti austriak, Norbert Jokl, i njohur shpesh edhe si “babai i Albanologjisë” ka bërë punë të shumtë dhe të palodhshme në fillim të shekullit të 20-të, duke u munduar të dokumentojë këtë gjuhë fare pak të studiuar deri atëherë. Zef Skiroi, 1865-1927, filolog i shquar italian me origjinë shqiptare, bashkë me Joklin dhe danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologët më të shquar. Studimet e profesor Skiroit nxorën në dritë librin e tij “Gjuha shqipe” në Romë, më 1932. Pas studimeve të shkencëtarëve të huaj rreth gjuhës dhe historisë të shqiptarëve dolën dhe studiuesit e parë shqiptarë në drejtim të gjuhës shqipe, si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Çekrezi, Kristo Dako, profesori i shquar, Eqerem Çabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi etj.

Sot, albanologët dhe studiuesit e gjuhës shqipe nuk vënë më në diskutim lashtësinë e gjuhës shqipe. Shqipja është ndër gjuhët më të vjetra indoevropiane. Një tjetër tezë diskutohet dhe po studiohet në rrethet albanologjike sot, ajo që gjuha shqipe jo vetëm është shkëmbyer me gjuhët e tjera të Ballkanit, por për më tepër ka pasur rol formësues karshi gjuhëve të tjera. Por, ashtu siç dhe ndodh me çdo teori shkencore, jo të gjithë pajtohen me këtë.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more