Përpos që rasti i Ukrainës ia prishi planet integruese integristëve tanë intrigues, tani flitet se ky rast mund të jetë shkak i nisjes së luftës së tretë botërore. Unë mendoj se si njëri ashtu edhe tjetri pohim nuk mbajnë. Luftërat botërore nuk janë seri të veturave që patjetër tjetra duhet ta pasojë parapraken. Meqë kishim veturë golf të tipit 1, atëherë qenë të pritura seritë e radhës dhe kjo është normale në mendësinë e teknologjisë. Aq më tepër kur marrim parasysh faktin se bota sot është bërë njëpolare dhe asimetrike. Nuk mund të ndeshet në boks Kliçkovi me Seferin. Ende nuk i përkasin kategorisë së njëjtë.
Sidoqoftë, stërzgjatja e përplasjeve kulturore, komplotet e mëdha botërore, konfliket lokale dhe rajonale të stërzgjatura, forcimi i Kinës ekonomikisht dhe i Rusisë ushtarakisht, vullkani i gjallë në Palestinën e pushtuar, ka mundësi që në një të ardhme të mesme të shoqërohet me ndonjë luftë botërore, porse duke e marr parasysh potencialin e armëve që bota sot posedon, që në bazë të një eksperti ushtarak gjallesat dhe ndërtimet në këtë botë kanë mundësi të shkatërrohen shtatë herë radhazi, atëherë Zoti na bëftë gati për në xhenet dhe ata pak njerëz që mund të mbesin gjallë, të cilët do të jenë përgjegjës për ta vazhduar lozën njerëzore, Zoti i bëftë njerëz me njerëzi dhe jo prej atyre që për hir të fitimeve ekonomike dhe garimet në armatim ta djegin njeriun porsi të jetë dru i thatë.
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: