Nëse fëmijëve i thua çdo ditë, çdo muaj e çdo vjet që të mësojnë e të mos lazdrohen, apo nëse shokut ia përsëritë çdo muaj e çdo vit të njëjtën këshillë, ndikimi do të jetë e kundërta e asaj që thuhet. Këshilla e mirë, por e përsëritshme s’di sa herë, drejtuar të njëjtit njeri, në të njëjtën mënyrë dhe për të njëjtën gjë, s’do mend se bëhet bajate, madje fillon edhe të urrehet.
Ngjashëm është bërë puna edhe me Marrëveshjen e Ohrit. Ajo është bërë një metaforë folklorike dhe monotone. Ndoshta edhe nuk kanë çfarë ndërmendje dhe këshilla t’i japin palës maqedonase dhe duan që përmes kësaj metafore ta kalojnë rendin e këshillave. Kështu që, secili funksionar i lartë shqiptar që po vjen në Maqedoni për vizitë, të njëjtën porosi po e jep. Unë nuk e di se sa ata dinë për këtë marrëveshje. Unë nuk e di se përse ata nuk merren me vërejtje konkrete në aspekt të trajtimit dhe faktorizimit të shqiptarëve të këtushëm. Unë dyshoj dukshëm në seriozitetin e tyre, sepse tashmë po i shoh duke folur mekanikisht dhe jo përmbajtësisht. Unë dyshoj se ata janë të interesuar për mirëqenien tonë, ngaqë kanë frikë t’i kritikojnë edhe subjektet politike shqiptare.
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: