Shok i dashur, ti mund ta kesh emrin edhe Musa, por nuk mund të më bindësh se nuk je pasues i Faraonit. Edhe ti që flet sikurse unë shqip, mund ta kesh emrin Ibrahim, por assesi të më bindësh se nuk je duke e ndjekur Nemrudin. Po ti i dashur Adem, përse me kaq kryeneçësi mëton të shkosh hapave të Iblisit. Ani sa më neveritë Ejubi, kur dëgjoj se si kukatë si qyqe vetëm se i paskësh rënë gripi. Sa shumë që më vjen keq për Muhamedin, kur shoh seç është duke e pasur Ebu Xhehlin!
Me gjasë, prindërit a gjyshërit e tyre i kanë fajet. Kishin menduar se burra do të bëheshin si këta të ndershmit, mirëpo ata lëre se nuk u bën fare burra, por ndoqën edhe hapat e armiqve, të cilët ishin në armiqësi të thellë me këta të Dërguar të Zotit!
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: