Vidhemi në çdo anë dhe prej çdo skaji. Vidhemi përgjatë pagesës së rrymës. Çmimi i naftës në bursat e Londrës bie, por jo edhe këtu. Pastaj, bie pak, por vetëm pasi të fillon të rritet atje çmimi, për t'ju përshtatur kështu rritjes së çmimit me kohë. Vidhemi me rastin e shpërndarjes së mjeteve buxhetore, por nuk harrohet askush me rastin e arkëtimit të këtyre mjeteve. Vidhemi përgjatë pagimit të tarifës rrugore. Përpos që janë çmimet e lartë për këto tarifa, ato shtëpiza janë edhe të shpeshta, gjë që harxhojmë karburant; ndal e nis veturën panevojshëm. Jo rastësisht nuk i heqin ato shtëpiza kultivuese të krimit ekonomik, ku para disa javësh desh e theu qafen një ish emigrant, tashmë bari delesh. Mbase e zuri një flluskë haku! Vidhemi edhe me rastin e shpërndarjes së dividentes që bëhet prej telekompanive. Vidhemi edhe me rastin e pagimit të tatimit për radiodifuzion, sepse nuk na shërbehen materiale të mjaftueshme që do të ishin në interes të popullit, por ato materiale dalin të jenë në interes të partisë. Vidhemi në spital, në shkolle e në ofiqari. Vidhemi edhe nëpër institucione që gjoja kanë dertin e muslimanëve, që nesër po me paratë tona aq lehtë të paditemi në gjykatë për një shprehje të lirë të mendimit dhe po e humbën ata lëndën, pa dyshim se humbim ne, kurse po e humbëm ne, sigurisht se humbim vetëm ne. Vidhemi në ministri që nesër ta padisim në gjykatë ministrinë, ku të drejtën tona ta nxjerrim duke e dëmtuar vetë ministrinë. Vidhemi në kutitë e votave që nesër të vjen në pushtet ai që më së shumti do t’i shkojë përshtati kryeshërbimit të urithit. Vidhemi gjithkah dhe prej shumëkujt, që vetëm udhëheqësit e këtyre institucioneve t'i kenë rrogat sa pesëfishi i rrogës mesatare!
loading...
Lexo edhe: