Skip to main content

Po e njohe si duhet të djeshmen

Po e njohe si duhet të djeshmen, lehtë mund të japësh këshilla sot, njëherësh duke u mbështetur edhe në të ardhmen. Në këtë rast, dita e nesërme përdoret si kërcënim miqësor

Njëherë e një kohë, një deputet (mund të jetë edhe deputete) e kishte votuar ligjin për përdorimin e plumbave të gomës në rast protestash jo të qetë. Kishte kaluar një kohë e gjatë, saqë lëre se kishte harruar se çka kishte miratuar në kuvend, por tani e kaluara e tij si deputet kishte filluar t’i dukej si një ëndërr e keqe. Prej ligjeve të rralla, ky ligj kishte mbetur gjatë kohë në fuqi. Një ditë prej ditësh, rrodhi një pakënaqësi e papërballueshme, saqë i madh dhe i vogël dolën në protesta. Njëri prej atyre që kishte dalë në protesta ishte edhe ky ish deputeti me djalin e tij. Filluan brohoritjet në atë protestë dhe sakaq gjendja mori dhenë, kurse policia filloi të godas me shkop gome fillimisht dhe pak më vonë edhe me plumba gome. Në atë rrëmujë, vështirë ishte të shpëtoje më së paku pa ndonjë gërvishtje. Papandehur në këtë qerthull të rrëmujshëm, disa plumba gome e kishin kapur në një vend të keq djalin e ish deputetit, ku për pasojë ai qe plagosur shumë rëndë. Mesa arritëm të mësojmë, plagët e marra prej asaj proteste, atë e kishin shoqëruar tërë jetën.



Burimi:Iljasa Salihu
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more