Shkon në një kafene dhe ëmbëltore të një pronari maqedonas, papandehur
sheh se shumicën dërrmuese të myshterinjve e përbëjnë shqiptarët, kurse
të gjithë shërbyeset dhe shërbyesit janë jo shqiptarë. Habitesh, por
edhe disi pajtohesh, ngaqë vendi ku gjendet ky objekt është i
mbizotëruar me jo shqiptar. Në një ditë tjetër të rastis të futesh në
një lokal, që gjendet në vendin ku jetojnë dhe sillen shqiptarët dhe
sheh se të gjithë myshterinjtë janë shqiptar, por krejt beftë sheh se
shërbyesja nuk është shqiptare dhe gjithë të pranishmit porositë duhet
t’i bëjnë në gjuhën maqedonase. Më vjen mirë që vajzat tona nuk po
shërbejnë nëpër kafene, por më vjen keq se përse nuk binden pronarët dhe
myshterinjtë shqiptarë se nuk ia vlen të nënçmohen kaq shumë. Ku mbeti
pak ai patriotizëm që mund ta kenë pasur diku të fshehur? Fundja sa
meshkuj shqiptarë sillen vërdallë rrugëve. Përse nuk i gëzojnë me një
vend pune këta të papunë, por shkojnë dhe e marrin një joshqiptare në
punë, ngaqë ajo mes tjerash po treguaka aftësi edhe në joshjen e
klientëve! Mos më thoni se biznesi nuk njeh kombësi dhe njerëzi, ngaqë
këtë gjë vetëm horrat mund ta thonë. Turp ju qoftë!
Burimi:Iljasa Salihu
Lexo edhe:
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: