Pasqyrë e thyer
Ke thyer pasqyrën,
jeton veç për tjerë,
ke ndërruar fytyrën,
ke mbetur pa nder.
S'je vetja, gënjehesh,
s'di vertetë çfarë bën,
me gjithçka dehesh,
marrëzia të sundon.
S'njeh kufi, s'kthehesh,
për qejfe shpirti t'lëshon,
shitesh edhe blehesh,
e aspak nuk t'shqetëson.
Ndryshe ishe më parë,
tash nuk di si ndihesh
ke krisur dhe je ndarë,
s'pushon, veç zihesh.
Dikur ke shkelqyer,
tash nuk sheh veten,
pasqyrën ke thyer,
s'pranon t'vërtetën.
Si pasqyrë e thyer,
askujt nuk i duhesh,
e fikët edhe e fyer,
pëson kur s'ruhesh.
Mbledh copëzat e thyera,
por pasqyra s'rregullohet,
tash u bënë njëqind fytyra,
por, jeta veç njëherë jetohet.
Shpresim ADEMAJ
Lexo edhe:
Ke thyer pasqyrën,
jeton veç për tjerë,
ke ndërruar fytyrën,
ke mbetur pa nder.
S'je vetja, gënjehesh,
s'di vertetë çfarë bën,
me gjithçka dehesh,
marrëzia të sundon.
S'njeh kufi, s'kthehesh,
për qejfe shpirti t'lëshon,
shitesh edhe blehesh,
e aspak nuk t'shqetëson.
Ndryshe ishe më parë,
tash nuk di si ndihesh
ke krisur dhe je ndarë,
s'pushon, veç zihesh.
Dikur ke shkelqyer,
tash nuk sheh veten,
pasqyrën ke thyer,
s'pranon t'vërtetën.
Si pasqyrë e thyer,
askujt nuk i duhesh,
e fikët edhe e fyer,
pëson kur s'ruhesh.
Mbledh copëzat e thyera,
por pasqyra s'rregullohet,
tash u bënë njëqind fytyra,
por, jeta veç njëherë jetohet.
Shpresim ADEMAJ
loading...
Lexo edhe: