Ripost ka përzgjedhur disa nga fobitë tipike vetëm për shqiptarët
(shumica). Pasi që këto fobi nuk janë prezente në botë dhe si pasojë
kanë mbetur të diskriminuara – të paemërtuara, ne kemi vendosur ta
zgidhim këtë problem. Tani fobitë tona, kanë nga një emër specifik.
1. Promaja
Kemi konsideruar se si emërtim i përshtatshëm për këtë fobi të jetë i thjeshtë - promajofobia.
Një prej fobive më të mëdha. Gjithashtu promaja i rrokë vetëm shqiptarët (po flitet që edhe gjermanët). “Mbylle xhamin se ka me të dalë goja mas veshit!”
2. Të mbetesh pa u martuar
Duke i analizuar rrënjët latine të fjalës "martesë", kemi ardhur në përfundim që duhet të emërtohet demaritusofobia.
Kjo frikë e çuditshme fillon që nga mosha 16 vjeçare, dhe po kaluam këtë moshë e nuk u martuam puna nuk është mirë, sepse përndryshe “nuk të merr kush”.
3. Babaroga (apo siç njihet me terme të tjera: lugati apo dhampiri)
Eksipratusofobia është konsideruar si emërtim i përshtatshëm për këtë fobi.
Me këtë fobi përballemi pa mësuar si ta themi fjalën e parë, ndryshe edhe armiku i ëndërrave në fëmijëri.
4. Shkjau
Emri i fobisë për këtë fobi është vendosur të jetë slavikofobia.
Aq shumë frikohen nga sllavët shqiptarët sa që termi "shka" përdoret si ofendim.
5. Librat
Fjala e përshtatshme për këtë fobi preferohet të jetë libellofobia.
Nuk ka mbetur pa ndonjë arsye shprehja "Mos lexo shumë se bëhesh budallë"
6. Mos me i pre thonjtë natën, mos me i pre thonjtë të martën
Ne mendojmë se këto fobi duhet të quhen unguisofobia dhe unguisomartisofobia.
Sepse kështu ka thënë ai i moçmi.
7. Zoti dhe dreqnit
Ne konsiderojmë se fjalët e përshtatshme për këto fobi duhet të jenë deusofobia dhe luciferobia.
Nëse bëni vepra të mira keni fobi nga zoti, e nëse bëni vepra të këqija frikohuni nga dreqi.
Lexo edhe:

loading...
Lexo edhe: