Skip to main content

Ali Pashë Tepelena dhe Bonaparti

 
Marredheniet e dy figurave, sipas historianeve jane bere me intensive gjate kohes, kur qellimi i tyre ishte i perbashket. Bonapartit i interesonte dobesimi i Perandorise Osmane, pasi donte te pushtonte Egjiptin, ndersa Ali Pasha donte te fuqizonte akoma me shume pashallekun dhe te shkeputej nga vartesia e Perandorise. Ishte viti 1797, kur Bonaparti pushton sundimet e shtetit venedikas, te cilat shtriheshin edhe ne ishujt e bregdetin jonian. Ne kete kohe, kufijte e Frances u shtrine deri ne kufijte e Pashallekut te Janines. Bonaparti kishte bere plan per te pushtuar Egjiptin, gje qe do i vinte kunder Perandorine Osmane. Per te lehtesuar ndermarrjen Ushtarake ne Egjipt, Franca perkrahte fuqizimin e pashallareve t Rumelise dhe prirjet e tyre veteqeverisese ne dem te pushtetit qendror te sulltanit. Keshtu, komandanti francez i Korfuzit u urdherua ta perkrahte Ali Pashe Tepelenen ne forcimin e pushtetit te tij brenda pashallekut dhe jashte tij. "Perforcimi i ketij sundimtari shqiptar, theksonte Bonaparti, - ishte ne interes te Republikes" thuhet ne historine e Shqiperise. Ne saje te kesaj perkrahjeje,  qe e shfrytezoi ne dobi te synimeve te tij, Ali Pasha ndermori ne gusht te vitit 1797 nje sulm te befasishem kunder bregdetit shqiptar te Himares. Para kesaj, me lejen e francezeve, kishte futur floten e tij ne Kanalin e Korfuzit. Si rrjedhim, ai shtiu ne dore pjesen kryesore te ketij bregdeti qe nga Butrinti deri ne Porto Palermo. Sic citon Godo ne librin "Ali Pashe Tepelena", shume studiues thone se pashai ishte nje bashkudhetar fatlum i Napolonit dhe se ai arriti ate fame per shkak te ndikimit te revolucionit francez. Godo e hedh poshte kete teori duke thene se te dhenat  nuk perqasen. "Ai ishte pasha ne Janine, sundues ne Shqiperine e Jugut dhe ne nje pjese te madhe te Greqise, nderkohe qe Napoloni ishte nje toger i artilerise", thote Godo. Sipas tij, Napoloni dhe Aliu, paten pika takimi, por kurrsesi s'mund te thuhet se ky i dyti u rrit nen shkelqimin e te parit. Nderkohe, Aliu e braktisi aleancen me Bonapartin, gjate kohes kur ky filloi fushaten kunder Egjiptit, sapo e pa qe me bashkimin e aleances ruso-osmane me Anglin?, ai do te humbiste.

Ndikimi i Bonapartit ne pashallekun e Janines
Ali Pashe Tepelena pranoi te zbatohet ne shtetin e tij legjislacioni freng i barazimit, ku myslimanet te kishin te drejta te barabarta me te krishteret. Franca dergoi tek Ali Pasha specialiste per organizimin e shtetit dhe te ushtrise, e cila u zgjerua ne kohe lufte deri ne pesedhjetemije ushtare. Napoleoni ne Janine ngriti fonderi per derdhje topash te cdo kalibri, arme te ndryshme, si dhe punishte per prodhim baruti. Franca e pajisi Aliun me anije lufte, organizoi mjetet e komunikacionit dhe rendin me organizatore te tij. Ne pashallekun e Janines kudo u vendos qetesia.
Zbulohet  gjihashtu dhe nje leterkembim i perandorit te  Frances, Napoleon Bonaparti, me Ali Pashe Tepelenen. Leter e rralle qe gjeniu ushtarak ia ka derguar strategut shqiptar, te cilin Papa i Romes e krahasonte me Skenderbeun. Madje Hygoi "Aliun e Janines dhe Napoleonin e Frances", i shikonte "bri njeri-tjetrit si tigri me luanin".
Letra eshte pergjigjja qe Bonaparti i ka derguar Ali Pashe Tepelenes. "E mora letren qe me kishte nisur sekretari juaj", shkruan Bonaparti me 9 korrik te vitit 1807. Nje leter me pak radhe, por ne te cilen flitet per miqesine mes dy burrave te shtetit. Ne kete leter, Bonaparti e siguron udheheqesin shqiptar per mbeshtetjen e tij. Ai, madje, thote se do te urdheroje gjeneralet franceze per t'ju bindur Ali Pashe Tepelenes. Kjo leter eshte shkruar 10 vjet, pasi ky e braktisi aleancen me francezet, pas fuqizimit te frontit ruso-turk, kur keta u bashkuan me anglezet, kundra Bonapartit.
Por serish, Ali Pasha ka arritur te fitoje miqesine me nje prej pushtuesve me te medhenj te botes. Per diplomacine e tij, kane shkruar edhe studiues britanike. "Diplomacia e Ali Pashes trajtohet si nje rryme me vete ne mesimin e diplomacise", citon Sabri Godo, librin e studiuesit anglez Begel "Ali Pasha dhe Britania e madhe". Ky liber u rekomandohej si tekst shkollave te mesme te Anglise.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more