Skip to main content

Ese: Libri shoku im më i mirë - shkruar nga Xhesika Mersinllari


Libri shoku im më i mirë

Më thonin dikur: lexo librat e shkollës, lexo se do të të duhen…! Por unë nuk e kuptoja.
Unë librin mësova ta dua tani ne keto rrethana . Ndoshta kur njeriu eshte i merzitur , i lodhur , i ngarkuar menderisht , ka kohë të mendojë më shumë , ka kohë të rrijë më shumë me veten…

Rrëmbej një libër që më godet nga titulli dhe nis të ecë nëpër rreshtat e tij. Nis të ecë njëlloj siç nis të ecë një fëmijë që s’ka hedhur kurrë më parë hapa në jetën e tij. Unë eci ngadalë, ndaloj, kthehem pas, pushoj, eci sërish me hapa më të shpejtë e papritur e ndjej se po fluturoj. Po, po, po fluturoj, por jo me trup, por me shpirt. Teksa lexoj shpirti im fluturon . Imagjinata ime kalon çdo kufi. Mendja ime përshkon hapësira pa fund dhe unë përshkroj oqeane, depërtoj në qiej pa fund, bëj gara me erën, sfidoj kohën…

Mësova ta dua librin, sepse libri më thotë shumë gjëra që në fakt unë i di, por kam nevojë të m’i thotë dikush, pa më qortuar, pa më bërë të ndihem fajtor, pa më gjykuar, pa më thënë se jam gatuar mirë apo keq. Kur unë lexoj më duket sikur flas me dikë dhe ky dikush ka një zë aq të ngrohtë e aq të dashur sa s’di ta them me fjalë. Libri eshte nje jete tjeter, eshte nje udhetim i mrekullueshem qe te con ne bote te ndryshme, te panjohura , te njeh me gjera e ndodhi qe ti nuk i ke imagjinuar kurre. Eshte nje mesim, dituri dhe nje menyre e bukur per tu larguar nga monotonia e merzitshme e diteve.

Mendoj se po te lexonim te gjithe me shume, me shume sesa dalim rrugeve ne kete dimer te ftohte neper kafenete e zymta dhe me smog....do ishim me pak te merzitur dhe sdo merzisnim te tjeret gjithashtu, sepse libri eshte nje mik qe na buzeqesh gjithmone.

Keto dite kam filluar te lexoj nje liber te mrekullueshem  . Jam duke e mbaruar dhe me ka futur ne nje bote tjeter, fantazi dhe ngjyra magjepsese. Kam mesuar shume gjera nga ky roman, gjera qe mendoja se i dija por kam qene shume gabim . Ja pra cfare libri... te hap syte...

Kam mësuar se njerëzit edhe mund të të zhgënjejnë: dikush të tradhëton, dikush të gënjen, dikush të përdor, dikush të do me interes, dikush të fyen, dikush kënaqet kur ti je keq… Kam mesuar se sa herë që mes njerëzve ndihem keq, një libër më bën të ndihem mirë sepse brenda tij dikush ka të njejtën dhimbje si unë, vuan si unë, madje më hap zemrën e më thotë gjëra që edhe unë i mendoj e i ndjej njëlloj si ai. Kështu unë duke kërkuar shokun, gjej veten në libër.

Punoi: Xhesika Mersinllari
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more