Skip to main content

Koha po ngadalësohet – dhe të gjithë po e shohim

 Koha po ngadalësohet – dhe të gjithë po e shohim

Një prej problemeve të kahershëm të fizikës ka qenë ekzistenca e energjisë së errët. Ne mund të shohim efektet e saj, por nuk e kemi idenë se çfarë është.

Një ekip profesorësh nga universiteti i Bilbaos dhe ai i Salamankës në Spanjë kanë thënë se të gjithë përpjekjet tona për të gjetur dhe përcaktuar energjinë e errët kanë qenë të kota, thjeshtë sepse nuk ekziston një gjë e tillë. Ata thonë se të gjithë efektet e energjisë së errët mund të shpjegohen prej idesë alternative, se ajo që po shohim në të vërtetë është koha që ngadalësohet, deri kur të ndalet në vend.

Marrim fenomenin astronomik të zhvendosjes së kuqe. Kur shohim yje që kanë një gjatësi vale drite që është e kuqe, ne e dimë se po përshpejtohen.

Grupi i profesorëve spanjollë tani po shpjegojnë fenomenin e përshpejtimit të universit, si rezultat jo i pranisë së energjisë së errët, por thjeshtë si një iluzion të krijuar nga ngadalësimi i kohës.
Dritës i duhet një sasi e madhe kohe për të mbërritur tek ne, dhe kur arrin, koha është ngadalësuar për ne, duke bërë të duket sikur gjithçka po përshpejtohet.

Ngadalësimi i kohës është shumë, shumë i vogël, pothuajse i pamatshëm, por duke parë madhësinë e hapësirë, ai zmadhohet për shkak të distancës tmerrësisht shumë të madhe, që do të thotë se ne mund ta vërejmë kur shohim yjet.

Ata thonë gjithashtu se koha do të vazhdojë të ngadalësohet, deri kur të ndalet. Universi do të ngrijë ashtu si është për të gjithë përjetësinë – por nuk ka arsye për shqetësim, kjo do ndodhë pas miliarda vitesh, kur toka ndoshta nuk do të jetë më këtu.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more