Kompania amerikane Tesla zbuloi bateritë që mund të furnizojnë me energji shtëpitë dhe bizneset, të quajtura Powerwall. Këto bateri grumbullojnë energjinë diellore dhe e përdorin atë për të furnizuar shtëpitë.
Powerwall lidhet me panelet diellore dhe merr energji prej tyre. Bateria mund të furnizohet edhe me energji elektrike gjatë natës, në rastet kur normat e energjisë janë të ulëta. Powerwall ka mjaftueshëm kapacitet për të furnizuar me energji një shtëpi të tërë.Bateritë ofron në dy modele, një me cikël javor 10 kWh dhe modeli tjetër me cikël ditor 7 kWh. Ju mund të instaloni disa bateri njëkohësisht në shtëpinë tuaj (deri në nëntë bateri). Bateritë kanë 10 vjet garanci.
Modeli me kapacitet 10 kWh kushton 3500 dollarë dhe rekomandohet si burim energjie rezervë, ndërsa modeli 7 kWh kushton 3000 dollarë dhe rekomandohet për përdorim të përditshëm. Bateritë mund t’i porosisni në faqen ueb të kompanisë dhe do të shiten nga distributorët nga fundi i sezonit të verës.
loading...
Lexo edhe: