SanDisk është padyshim kompania lider e cila merret me prodhimin e kartave microSD dhe deri tani ka shënuar disa rekorde të njëpasnjëshme sa i përket kapacitetit të tyre.
Megjithatë, këtë herë duket se një kompani tjetër e specializuar në këtë sektor, ka vendosur një rekord të ri për kapacitetin e kartës microSD. Microdia zbuloi sot kartë microSD me kapacitetin më të madh të parë ndonjëherë, bëhet fjalë për 512GB.
Karta mbështet standardin UHS-II dhe transferon të dhënat me një shpejtësi prej 300MB/s.
Pajisjet e vjetra do të mund të transferojnë të dhënat me gjysmën e kësaj shpejtësie pasi karta është e bazuar në standardin SD4.0. Karta Xtra Elite do të dalë në treg muajin e ardhshëm dhe do të kushtojë rreth 1000 dollarë.
loading...
Lexo edhe: