Skip to main content

SI MUND TË DINI NËSE DIKUSH VËRTET JU DO?

Vetëm një përqind e njerëzve dinë diçka më thellë. Poetët, piktorët, muzikantët, vallëzuesit, këngëtarët kanë një ndjenjshmëri, një senzitvitet të ndjejnë përtej trupit. Ata mund t'i ndjejnë bukuritë e mendjes, ndjeshmërinë e zemrës, ngase edhe vet jetojnë në atë pjesë të realitetit, në atë sferë...


SEKSUALITETI NUK ËSHTË DASHURI!

Janë tre shtresa e individualitetit njerëzor; fiziologjia e tij, trupi dhe psikologjia e tij, mendja dhe ekzistenca e tij, vetja e tij e përhershme. Dashuria mund të ekzistoj në të gjitha ato plane, por kualiteti i saj do të jetë i ndryshueshëm. Në palnin fiziologjik, të trupit, ajo është seksualitet i thjeshtë. Ju mund ta quani dashuri, ngase fjala "dashuri" mund të tingëlloj si më poetike, më e bukur. Por 99% të njerëzve seksin e tyre e quajnë dashuri. Seksi është diçka biologjike, fiziologjike. Kimia e juaj, hormonet tuaja janë të përfshira në të.
Ju dashuroheni në një grua apo në një burrë. A mund të përshkruani saktësisht pse ajo grua ju tërhjeku juve? Pa dyshim ju nuk mund ta shihni veten, ju nuk e keni parë veten tuaj ende. Po as psikologjinë e saj nuk mund ta shihni, ngase t'i lexosh mendimet e dikuj nuk është punë e lehtë. Atëherë çka gjetët te ajo grua? Diçka në psikologjinë tuaj, në kiminë tuaj, në hormonet tuaja është tërhjekur nga hormonet e gruas, nga psikologjia e saj, kimia e saj. Kjo nuk është çështje e dashurisë, kjo është çështje e kimisë.

Mendo këtë: gruaja me të cilën ke rënë në dashuri, shkonë te mjeku juaj, dhe e ndërronë gjininë, dhe fillonë të risë mustaqe dhe mjekër. A do ta duani edhe më tej atë? Asgjë tjetër përveq kimisë, hormoneve, nuk është ndruar. Ku u tret tash dashuria?

Vetëm një përqind e njerëzve dijnë diçka më thellë. Poetët, piktorët, muzikantët, vallëzuesit, këngëtarët kanë një ndjenjshmëri, një senzitvitet që të ndjejnë përtej trupit. Ata mund t'i ndjejnë bukuritë e mendjes, ndjeshmërinë e zemrës, ngase edhe vet jetojnë në atë pjesë të realitetit, në atë sferë.

Mbaje mend këtë si një regull të madhërishme: Kudo që ti jeton, ti smund të sheh përtej: Nëse jeton në trup, nëse mendon se ti je vetëm trupi që ke, do të magjepses vetëm nga trupi i dikuj. Ky është shkalla psikologjike e dashurisë. Por piktori, poeti, jetojnë në plane tjera. Ai nuk mendon, ai ndjen. Dhe për shkak se ai jeton në zemrën e vet, ai mund ta ndjen zemrën e personit tjetër. Kjo është ajo që zakonisht quhet dashuri. Është e rrallë. Unë them vetëm një përqind e njerëzve, mbase aty këtu.
Pse atëherë shumë njerëz nuk zhvendosen në planin e dytë të dashurisë pasi që në atë nivel është bukuri e jashtëzakonshme? Aty dhe është problemi: çdo gjë shumë e bukur është dhe shumë delikate, e ndërlikuar. Një gjë e tillë nuk është metalike, por është e ndërtuar nga çelqi i thyeshëm. Njëherë kur pasqyrja bie dhe thehet, nuk ekzistonë mënyrë për ta ngjitur sërish. Njerëzit frikohen t'u çasen më tepër shtresave të thella të dashurisë, ngase në atë shkallë të dashurisë, tashuria është jashtëzakonisht e bukur por po ashtu tmerësisht e ndryshueshme.

DASHURI E PASTËR APO DASHURI STABILE!

Ndjenjat nuk janë gurë, ato janë si trëndafila. Është më mirë të kesh trëndafilë plastike, ngase përherë ajo do të jetë aty pranë teje, dhe çdo ditë ti mund ta lanë me ujë dhe ajo do të jetë e freskët. Mund të vendosësh madje pak parfum Francez në të. Nëse ngjyra i zbehet, mund ta ngjyrosësh sërish. Plastika është një nga gjërat më të pashkatrueshme të botës, është stabile, e përhershme; andaj njerëzit ndalen te fiziologjikja, edhepse është sipërfaqësore, por është stabile.

Poetët janë të njohur, artistët janë të njohur se bijnë në dashuri gati çdo ditë. Dashuria e tyre është si lulja e trëndafilit. Pasi që ajo është aty, ajo është aq e thyeshme, aq e gjallë, vallëzon në erë, në shi, në diell duke e shpalosur bukurinë e vetë. Mirëpo që në mbrëmje ajo mund të shkojë, dhe ti smund të bëshë asgjë që ta ndalësh atë. Dashuria më e thellë e zemrave është posi një puhi që hynë në dhomën tuaj, sjellë freskinë e vet, flladin, dhe për një çast është e shkuar. Nuk mund të kapësh pezullimin e erës në grushtin tënd.
Fare disa njerëz janë të guximshëm që të jetojnë nga çasti në çast, në ndryshime të jetës. Andaj, ata kanë vendosur të biejnë në dashuri në të cilën mund të logarisin. Unë nuk e di se çfarë lloji të dashurisë din ti - po sipas gjitha gjasave llojin e parë, mbase dikush atë të llojit të dytë.

Dhe je i frikësuar se nëse e arintë ekzistencën tënde, çka do të ndodhë me dashurinë tënde? Natyrishtë, ajo do të shkojë - por që nuk do të jesh humbës. Ky lloj i dashurisë do të lartësoj dhe lartëson mbase një njeri në një milionë njerëz. Kjo dashuri mund të quhet dashuri e përzemërt*.

Dashuria e parë duhet të quhet seks. Ajo e dyta duhet të quhet dashuri. E treta duhet të quhet dashuri e përzemërt - kualitet, e pa adresuar - jo pronësore dhe duke mos lejuar në të njëjtën kohë që askush t'mos ju posedojë juve. Ky kualitet i të dashuruarit është si një revolucion radikal madje edhe nëse paramendohet si shumë e vështirë për t'u arritur.

Gazetarët më pyetën, "Pse ka aq shumë femra në këtë vend?" Është e kjartë, përgjigjia është relevante, dhe ata mbetën të shokuar kur unë iu përgjigja. Nuk e pritnin përgjigjen ata. U thash, "Unë jam mashkull." Më shikuan, me mosbesim. U thash, "Është natyrore se më shumë femra do të ketë këtu, për arsye të thjeshtë se çkado që dëshirojnë të dijnë për jetën e tyre, qoftë seksi, apo në disa raste të rralla, ndoshta disa momente të dashurisë. Por ato asnjëherë nuk kanë ardhur të dijnë për shijen e dashurisë së përzemërt." U thash atyre gazetarëve, " Madje edhe mashkujt që ju i shihni këtu janë të ritur me shumë kualitete feministe brenda vetes të vendosura me presion nga jashtë të shoqërisë."

LOTËT JANË PËR TË GJITHË, ATO JANË HYJNORE

Që nga fillimi i hershëm, djaloshit i është thënë, "Ti je djal, jo vajzë. Sillu si djalë! Lotët janë në rregull për vajzat, por jo për ty. Bëhu burrë." Prandaj çdo mashkull rritet duke i këputur kualitetet e veta femërore. Dhe gjithçka që është bukur është femërore. Dhe më në fund çka mbetet është kafsha barbare. I gjithë funksioni i tij është të reprodukoj fëmijë. Vajzës nuk i lejohet të ketë asgjë me kualitetet mashkullore. Nëse ajo do që të ngjitet në një pemë, menjëherë do të ndalet, "Kjo është punë për djemtë, jo për vajzat!" Çudi! Nëse ajo vajzë ka dëshirë të ngjitet në pemë, është dëshmi e mjaftueshme që asaj duhet t'i lejohet.
Gjitha shoqëritë e vjetra kanë krijuar robe të ndryshme për meshkuj dhe femra. Kjo nuk është në rregull, ngase çdo burrë po ashtu është grua. Ai ka ardhur në këtë botë nga dy burime: babai i tij dhe nëna. Që të dy kanë kontribuar në të qenurit e tij. Dhe çdo grua është po ashtu burrë. Ne i kemi shkatrruar që të dy. Femra ka humbur guximin, aventurën, gjykimin mendor, logjikën, ngase ato janë mendime që duhet të jenë kualitet i mashkullit. Dhe mashkulli e ka humbur hijeshinë, ndjeshmërinë, dhembshurinë, xhentilitetin. Që të dy janë bërë gjysma. Ky është një nga problemet më të mëdha që ne duhet ta zgjedhim - së paku për njerëzit tanë.

MOS I TAKO ASKUJT DHE MOS E LIDH ASKEND PËR VETE

Prandaj mos u frikoni. Droja juaj është me vend: çka mendoni për atë kur dashuria shkon, por çka do të vje në vend të saj është pafundësia, infiniti. Do të jeni në gjendje të duani pa u kyçur emocionalisht. Do të jeni në gjendje të duani shumë persona, ngase të duash vetëm një person është ta mbash veten të varfër. Një person mund t'ju jep vetëm një sasi të caktuar të dashurisë, por të duash shumë persona? Do të magjepseni kur secili person ju jepë një ndjenjë të re, këngë të re, ekstazë të re. Njerëzit nuk duhet të jenë posesiv. Posesiviteti e shkatërron dashurinë, dhe poashtu nuk duhet të jenë pronë e dikuj, ngase edhe ajo e shkatërron dashurinë tuaj.
Gjithë krijesat njerëzore meritojnë të duhen. Nuk është nevoja të lidhesh vetëm për një person gjith jetën. Kjo është njëra nga arsyet se pse gjithë njerëzit nëpër botë duken aq të mërzitur. Pse smund të qeshin? Pse smund të vallëzojnë? Ngase janë të lidhur me zingjirë të padukshëm: martesa, familja, burri, gruaja, fëmijët. Janë të mbushur me shumë detyra të gjitha llojeve, obligime, sakrifica. Dhe ti kërkon nga ata të buzëqeshen apo të qeshen dhe të vallëzojnë dhe të argëtohen. Kërkon diçka të pamundur. Bëje dashurinë e njerëzve të lirë, bëji njerëzit jo-posesivë. Këtë mund ta bëjë secili vetëm nëse përmes meditimit zbulon të qenurit e vet. Këtu nuk ka asgjë çka të ushtrohet.
Unë nuk them, "Sonte shko te ndonjë grua tjetër vetëm sa për të ushtruar." Nuk do të fitosh asgjë, përkundrazi do ta humbësh gruan tënde. Dhe në mëngjes do të dukesh si teveqel. Nuk është fjala për praksë këtu, por është çështja e të zbuluarit se ti je, të qenurit tënd. Me këtë zbulim të të qenurit përcjell kualitetin e dashurisë së përzemërt impresionale. Dhe ti thjesht dashuron. Dhe ajo zgjerohet. Së pari është krijesa njerëzore, pastaj së shpejti kafshët, zogjët, drunjët, malet, yjet. Vje dita kur gjithë ekzistenca është dashuria, loçka jote. Ky është potenciali ynë. Dhe çdokush që nuk e relizon këtë, është duke e shpenzuar kot jetën e vet.
Po, duhesh t'i humbasësh disa gjëra, por ato janë të pavlefshme. Në anën tjetër do të përfiton aq shumë sa që kurrë më nuk do të mendosh se çka ke humbur. Dashuria e pastër e përzemërt dhe impresionale, që mund të depërtojë në të qenurit e secilit - është rezultat i meditativitetit, heshtjes, qetësisë, i zhytjes thellë përbrenda ekzistencës sate. Thjesht, po përpiqem t'ju bind juve. Mos u frikësoni të humbni atë që e keni.

Osho, Nga vdekja në pavdekësi

* Këtë që ne e përkthyem si "dashuri e përzemërt", Osho e quan në anglishte lovingness. Për shkak të mosnjohjes së ndonjë fjale adekuate në gjuhën shqipe, nga ne, e përkthyem - dashuri e përzemërt. Ju lutemi të na infomoni nëse ekziston ndonjë termin gjegjës në gjuhën shqipe për këtë fjalë.


Burimi: Mjellma
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more