Skip to main content

Mbërrijnë virozat e stinës, Mjekët: Ja si mbrohen të vegjlit

Gjatë këtyre ditëve janë vëne re ndryshime të shpeshta të temperaturës. Sa janë të rrezikuar fëmijët për t'u prekur nga virozat?
Më ndryshimin e shpeshtë të temperaturave jemi të gjithë të riskuar të prekemi nga virozat, duke qenë se luhatjet e temperaturave janë goxha të mëdha. Përveç kësaj jemi edhe në sezonin e virozave. Kështu që ekziston mundësia për t'u prekur nga virozat e stinës.

 Cilat janë rrugët që mund t'i marrim këto viroza? 

Rrugët që mund ti marrim janë nëpërmjet ajrit, sepse viruset qarkullojnë ajrin që ne thithim. Vendet më të rrezikshme janë vendet e mbyllura, si baret, lokalet ku qëndrohet për një kohë të gjatë dhe ka shumë persona. Por edhe qëndrimi në një ambient më personat që janë të prekur nga virozat. Nëntori njihet si muaji i shpërthimit të virozëve, a është përcaktuar se cili tip po qarkullon? Jemi në sezonin e virozave. Por nuk mund të përcaktoj se cili grip. Normalisht ai që ekziston çdo vit, pavarësisht mutacioneve që virusi pëson nga viti në vit tjetër.
Cilat janë simptomat e një viroze?

Simptomat e një viroze janë kur kemi, hundë, dhimbje fyti, temperaturë me problem të tjera respirator, por nuk mund përjashtohen edhe komplikacionet që gripi mund të japë. Ka pasur edhe viroza të traktit gastro-itestinal, pra kryesisht me bark me të vjella, me temperaturë, me dhimbje të forta koke, dhe preket kryesisht rrugët e frymëmarrjes. Cilat janë këshillat për t'u mbrojtur nga virozat? Sa janë pa u prekur ende nga gripi duhet bërë kujdes që të shmanget qëndrimi për një kohë të gjatë në ambiente të mbyllura. Evitim i daljeve, sidomos për fëmijët, kur temperaturat janë shumë të ulëta. Ushqimi duhet të jetë i pasur me lëngje, me vitamina, pra duhet një dietë e pasur.

Cilët janë kategoritë më të rriskuar nga virozat?
Të gjithë mund të prekemi, por më të rrezikuarit janë fëmijët, por edhe të rriturit që kanë sëmundje të tjera sekondare. Pra të sëmurët kronikë. Kjo sepse imuniteti i tyre është me i ulët për shkak të sëmundjes që kanë.

Çfarë duhet të bëjmë kur prekemi nga virozat?
Në momentin që prekemi nga virozat duhet një mjekim simptomantik, që në varësi të shenjave që kemi duhet të marrim mjekimin. P.sh. nëse fëmija ka temperaturë merret një medikament që ul temperaturën, siç është paracetamoli, ponstan, iboprufeni. Gjithashtu duhet të përdoren shumë çaji, suprat, lëngjet. Por, ajo që është më e rëndësishme është edhe konsultimi me mjekun, në këtë rast me pediatrin dhe jo me farmacistin. Antibiotikët nuk duhet të merren në rast të një viroze normale, së cilës i duhen 5 ditë për të plotësuar kurbën e saj. Në rastet kur kemi komplikacione të gripit, atëherë rekomandohet përdorimi i antibiotikut.

A jemi ende në kohë për të bërë vaksinën kundër gripit? Një nga profilaksitë sa i përket ruajtes dhe mbrojtjes nga gripi është edhe vaksina. Ajo është goxha efektive dhe jemi ende në kohë për ta bërë atë. Duhet të jetë një person i cili për momentin nuk ka as temperaturë, as kollë. Më të predispozuar për ta bërë vaksinë janë fëmijët dhe të sëmurët kronikë, këto janë dy grupet që unë do t'ua rekomandoja që ta bënin, por edhe pacienteve që çdo vit sëmuren nga gripi.

 Është e rekomandueshme për çdo fëmijë apo ndonjë limit moshe?
Nuk mund të vendos ndonjë kriter, por që në moshë 6 muajsh fëmija është i mbrojtur nga antikorpet e nënës nga që ushqehet me gji.

A sjell komplikacione vaksina?

Në shumicën e rasteve vaksina nuk ka asnjë komplikacion, shumë rrallë mund të vihet re një klinikë e lehtë e virozës së gripit, por kjo jo në të gjitha rastet.

Cilat janë komplikacionet e gripit, nëse nuk kurohet?

Gripi ka komplikacione, në ato raste kur ai nuk mjekohet ose nuk mjekohet ashtu si duhet. Komplikacione ndodhin edhe te personat që kanë patologji të tjera sekondare, si p.sh një diabetik, një i sëmurë kardiak. Komplikacioni i gripit mund të jetë një sinozit, një infeksion urinar, te të sëmurët kardiakë mund të kemi një mbivendosje të infeksionit sekondar si rezultat i gripit.

Veshjet e përshtatshme për fëmijët
Me veshjen duhet të bëjmë shumë kujdes, pasi njëherë ftohtë një herë ngrohtë, bën që fëmija të djersitet dhe ajo djersitje është e keqe dhe mund ta ftohi fëmijën. Unë do t'i rekomandoja nënat t'i veshin fëmijët ashtu siç vishen për veten e tyre sepse edhe fëmija e ndjen njësoj temperaturën. Nëse nëna e ndien që është ngrohtë, është vapë, pavarësisht se jemi futur në stinën e vjeshtës dhe të dimrit avash-avash ta veshë fëmijën për këtë stinë. Pra veshja duhet të bëhet në varësi të temperaturave. Ashtu siç vishet vetë nëna, ashtu duhet të veshë edhe fëmijët.
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more