Aventura e pilotit me ‘pjatat fluturuese’
Më 24 qershor të vitit 1947, një pilot privat që quhej Kenneth Arnold ka qenë duke e drejtuar aeroplanin e tij në drejtim të Jekimës në Uashington, për një udhëtim pune. Pikërisht gjatë këtij udhëtimi ai kishte vërejtur nëntë objekte të paidentifikuara fluturuese, të cila i ka përshkruar si shumë të shndritshme dhe me ngjyrë metalike. Një tjetër gjë e çuditshme, që i kishte rënë në sy pilotit në fjalë, ka qenë shpejtësia e madhe e objekteve fluturuese, që, sipas tij, fluturonin me rreth 2000 km/orë, që për atë kohë ishte një shpejtësi supersonike. Sipas pilotit, fillimisht ishte shfaqur vetëm njëri nga objektet dhe më pas, në rresht me të, ishin shfaqur edhe tetë objekte të tjera, identike, që fluturonin krahas me aeroplanin e tij. Atëbotë ai kishte thënë që objektet dukeshin sikur pjata, që lundronin mbi ujë, prej kur edhe kishte lindur termi ‘Pjata Fluturuese’.Vala e madhe e rrëmbimeve nga jashtëtokësorët
Më 10 tetor të vitit 1973, 15 dëshmitarë, dy nga të cilët oficerë policorë, kishin raportuar se kishin parë një fluturake të madhe, me ngjyrë të argjendtë në qiellin e Nju-Orlinsit në SHBA. Të nesërmen, dy kolegë – Charles Hickson dhe Calvin Parker – kishin shkuar për peshkim në lumin Paskagoula në Misisipi. Gjatë kohës kur ata kanë qenë duke peshkuar në afërsi të tyre ishte shfaqur një fluturake shumë e çuditshme, e cila, sipas dëshmitarëve, ishte dukur sikur kishte ardhur nga asgjëja. Pra, ishte materializuar përballë tyre, kur dy kolegët e kishin humbur ndjenjën e kohës dhe nuk kishin qenë në dijeni të asaj se çka ishte duke ndodhur. Një tjetër rast i ngjashëm i kishte ndodhur Travis Walton-it, i cili kishte qenë duke u kthyer në shtëpinë e tij në Arizona bashkë me gjashtë burra të tjerë Mike Roger, Ken Peterson, John Goulette, Steve Pierce, Allen Dallis dhe Dwayne Smith. Papritmas djemtë kishin vërejtur disa drita të forta, jo fort larg tyre dhe Travis-i kishte dalë për të shikuar se çka ishte duke ndodhur. Më t’iu afruar njërës prej dritave, ai ishte rrëzuar përtokë dhe të tjerët, të frikësuar ia kishin mbathur. Travis-i ishte zhdukur për plot pesë ditë, kur ishte gjetur pandjenja në vendin ku ishte rrëzuar, ndonëse ai vend paraprakisht ishte kontrolluar dhjetëra herë. Ngjarjet sikur këto kishin bërë që mesi i viteve të 1970-a të shquhej për valën e madhe të rrëmbimeve nga jashtëtokësorët.
Provat fizike
Më 14 shtator të vitit 1957, gazetari brazilian “0 Globo” Ibrahim Sued kishte marrë një letër nga një person që i tregonte se kishte qenë dëshmitar i rrëzimit të një fluturakeje të çuditshme, disa pjesë të së cilës i kishte mbledhur. I interesuar në maksimum, Sued kishte rënë në kontakt me autorin e letrës dhe menjëherë i kishte dërguar mbetjet për ekzaminim. Më 24 shtator të atij viti kishin dalë rezultatet nga laboratori për ekzaminimin e metaleve dhe ishte bërë e ditur që metalet e përdorura për ndërtimin e fluturakes kishin origjinë të panjohur për njerëzit. Ky, në fakt, ka qenë rasti i parë i gjetjes së provave të prekshme të një fluturakeje të çuditshme, gjë që ishte përcjellë me gjetjen dhe analizimin e shumë provave të tjera, që kishin lënë gojëhapur profesionistët. Këtu përfshihen edhe sferat, origjina e të cilave nuk është identifikuar si dhe rasti i famshëm i zhdukjes së kafshëve, pas shfaqjes së një pjate gjigante fluturuese në qiellin e një ferme.
loading...
Lexo edhe: