Dielli mund të lëshojë rreze jashtëzakonisht të
fuqishme që do të shkaktonin kaos në Tokë, varësisht nga teknologjia.
Këtë e tregon një hulumtim i ri.
Dielli lëshon rreze me energji të lartë, por mund të lëshojë edhe
super-rreze të cilat vijnë nga yjet e largëta. Këto super-rreze janë me
mijëra herë më të fuqishme se rrezet e rëndomta."Rezultati mbështet
hipotezën që Dielli ka aftësinë të prodhojë super-rreze me rrezik
potencial", deklaroi për mediat njëra nga autoret e hulumtimit, En Mari
Brumhal nga Universiteti në Uaruik, Angli.
Hulumtuesit kanë
mbikqyrur yje më të largëta, duke përdorur teleskopin "Kepler" dhe kanë
vënë re ngjashmëri të rëndësishme me erupcionet e Diellit tonë.
Erupcionet e fuqishme diellore do të mund të shkaktojnë pengesa të
përkohshme të radiovalëve dhe shpesh ndiqen nga eksplozione gjigante të
plazmës solare, që mund të nxisë stuhi gjeomagnetike të cilat ndikojnë
mbi navigacionin GPS, radiolidhjet dhe energjisë elektrike në periudha
të gjata kohore.Por, shkencëtarët thonë që nuk duhet të brengosemi aq
shumë sepse "kushtet për paraqitjen e erupcioneve të tilla në Diell janë
të pavolitshme, duke u bazuar mbi mbikqyrjet e mëparshme."
loading...
Postime të ngjashme:
[
Shqip]
Lexo edhe: