Bill
Thigpen, autor dhe producent i një programi shumë të suksesshëm ditor,
ishte kaq i zënë duke u marrë me shkëlqimin e karrierës së tij sa nuk e
kuptoi që martesa po i shkonte drejt shkatërrimit. Tani, nëntë vjet më
vonë, duke jetuar vetëm në Hollivud, pa gruan dhe fëmijët, karriera e
tij është akoma në majë. Programe të ndjekura, marrëdhënie të qeta dhe
pushime të herëpashershme me dy djemtë - jeta e tij dukej në një
ekuilibër perfekt... ose të paktën kështu mendonte ai.
Adrian
Townshed mendonte se kishte gjithçka: një punë që e donte si asistente
prodhimi në televizion dhe një burrë të pashëm, që po ngjiste shkallët e
suksesit në profesionin e tij. Ata kishin punuar fort për të arritur
ato që kishin... derisa ajo mbeti shtatzënë. Dhe papritur jeta e saj u
pushtua nga kaosi dhe ultimatumi i Steven: ai ose fëmija.
Bill
Thigpen and Adrian Townshed u takuan në një supermarket. Sa e pa, Bill
kuptoi se donte më shumë në jeten e tij, një grua që ta donte, një
familje të vërtetë përsëri.
loading...
Lexo edhe: