Alber Kamy Romani '' I huaji '' zë një vend të veçantë në krijimtarinë letrare të Alber Kamysë. Ai është shkruar me një gjuhë specifike, si një tregim tejet i pikëlluar i historisë së njeriut, i cili nuk është i vetëdijshëm , prandaj s’ështe i zoti të kuptojë se ç’po ngjante rreth e përqark tij. Ky është pikërisht Zotëri Merso , protagonist i këtij romani . Veprimi i romanit nis me telegramin që merr ai nga Drejtoria e shtëpisë së pleqve, ku e pat vendosur të ëmën para tre vjetësh. Në tekstin konciz të telegramit thuhet se nëna e tij kishte vdekur dhe se varrimi i saj do të bëhej nesër. ''Mersoja'' e pret këtë lajm tragjik me një gjakftoftësi të rrallë, gati të pabesueshme. Një qëndrim i tillë jo i natyrshëm e shtyn lexuesin në një dilemë të thellë. Ai s’mund të marrë as me mend si është e mundshme që një bir të mos derdhë as një pikë lot për humbjen e qenies më të afërt, më besnike e më të dashur në botë, për krijesën me të s
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,