Sot gjendemi në ditën e parë të Muajit të Ramazanit. Mbarë botën, miliona myslimanë i përkushtohen këtij riti fetar i cili zgjat për një muaj. Dhe shpeshherë ekzistojnë disa dilema rreth asaj se çfarë mund ta prish agjërimin. K ëto janë 12 vepra që nuk ua prishin agjërimin: 1. Të ngrënët, të pirët dhe marrëdhëniet seksuale me harresë 2. Të vjellët pa provokim: Kjo bazohet në hadithin e përmendur më lart. 3. Futja e pluhurit, grimcave të rërës apo e ndonjë insekti pa dashje në stomak: Dihet që është shumë e vështirë që njeriu të ruhet prej këtyre gjërave. Gjithashtu në këtë logjikë futet edhe mbajtja e ndonjë sendi në gojë, si laps, gomë apo ndonjë gjë tjetër, por me kusht që të mos ketë shije, ngjyrë apo erë që arrin në fyt. 4. Përdorimi i misvakut (shkopit pastrues të dhëmbëve) nuk e prish agjërimin 5. Përdorimi i gjilpërave jo ushqyese për trupin, të cilat vendosen në damar ose në mish: Kjo gjë nuk e prish agjërimin për arsye sepse nuk konsiderohet s
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,