Thotë Fudejl ibën Ijadi Allahu e mëshiroftë: “Derisa isha duke shkuar në xhami një dit dëgjova nga një shtëpi një grua duke rrahur fëmijën e saj, fëmija bërtiste pastaj iku nga shtëpia e nëna ia mbylli derën, e kur u ktheva nga xhamia pash se fëmija pasi kishte qar ishte ulur tek dera e shtëpisë dhe e kishte nxënë gjumi, kur e vërejti ashtu nëna e tij iu nda zemra nga dhimbja nuk mundi të duroj ia hapi derën fëmijës dhe e futi brenda ”. Qau Fudejl ibën Ijadi derisa e gjithë mjekra iu mbush me lot e pastaj tha: Subhanallah (i lartësuar është Allahu) sikur robi të duroj kështu tek dera e Allahut të madhëruar (tek ligjet e Allahut, adhurimet ndaj Allahut) Allahu do ia hap derën atij!. Ebu Derdaja radijAllahu anhu ka thënë: “ Jini serioz (të sinqertë, të palodhur, të pakthyeshëm) në lutje, ngase ai që troket në derë ka shpresë se dera do i hapet ndonjë herë”. (Musanaf ibën Ebi Shejbeh 6/22) Burimi: Valdet Kamberi
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,