Dëmtimet e trurit para, gjatë ose pas lindjes shpiejnë në retardim psikomotor dhe paralizën cerebrale te fëmijëve. Pasojat shpesh janë parapareza spastike (Little), çrregullime të lëvizjeve si atetozë dhe horeoatetozë, sulme epileptike dhe çrregullime psiqike. Faktorët Prenatal Fruthi: nëna infektohet gjatë 3 muajve të parë, ndërsa te fryti shfaqet me kataraktë, shurdhim të veshin të brendshëm, mikrocefali dhe çrregullime kardiake, Toxoplazmoza: retardim mental, sulme epileptike, hidrocefalus, horioretinit dhe kalcifikime intracerebrale, Citomegalia: mikrocefali, hidrocefalus, sulme epileptike, kalcifikime intracerebrale dhe lindje para kohe, Sifilisi: shenja të jashtme, ragada në gojë, keratit intersticial, pengesa në dëgjim, Embriopatia alkoolike: rritja ngec, retardim mental, mikrocefali, ngjyshime në fytyrë si hunda e shkurt dhe buzë të hollë. Faktorët Perinatal Dëmtimet perinatale vijnë si pasojë e hipoksisë gjatë lindjës nga pengesat në qarkullim dhe gjakderdhjet in