Në kohën kur politikanët fluturojnë me presh mbas shpine, Fatos Lubonja gjithnjë e më shumë përpiqet ta thotë realitetin, pavarësisht se lehtë mund të keqkuptohet. Lubonja ka të drejtë të gabojë në vlerësime, sepse është mendimtar, ndërsa politikanët, të cilët përmes fluturimit imagjinar nacionalist mëtojnë t’i mbulojnë të zezat e tyre, nuk janë për t’ia qëlluar në mendime pranë mendimtarëve, por për të folur për mirëqenien që ia sollën përfaqësuesve të popullit të tyre, të c ilët për fat të keq, shportës sonë ia rrëmbyen thuajse gjithë krenaritë. Unë mendoj se sportistët duhet të reagojnë ndaj politikanëve shqiptar, të cilët thellë i kanë futur hundët në sport, sa që sporti nuk mbeti sport, por u politizua i tërë. Me të drejtë tha z. Lubonja se fushat e sportit ishin politikanët ata që i uzurpuan për t’i ndërtuar rrokaqiejt e tyre, prandaj edhe ndonjëherë kur gabon z. Lubonja është shumë më burrë se sa kur ia qëllojnë politikanët shqiptar në ndonjë rast të caktuar. Buri
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,